Faqja e Pare | Kosova | Politika | Kosovë : Decentralizimi i vështirë

Kosovë : Decentralizimi i vështirë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Harta e Kosovës

Implementimi i procesit të decentralizimit në Kosovë, shihet si një proces shumë i vështirë për tu realizuar. Serbët e Kosovës nuk e pranojnë krijimin e pesë komunave të reja me shumicë serbe.

Decentralizimi i pushtetit lokal, i cili është një ndër pikat kryesore në planin e Marti Ahtisarit, fillon së implementuari më 15 qeshor, sapo
Kushtetuta e Kosovës të hyjë në fuqi. Qeveria e Kosovës ka nisur që tani fushatën informuese, sepse e cilëson këtë proces të jetë i vështirë meqenëse ndodh për herë të parë në Kosovë dhe se me të pretendohet të arrihet përparim, ashtu sikur në vendet më të zhvilluara.

Në procesin e decentralizimit parashihet krijimi edhe i tetë komunave të reja, pesë nga to vetëm për serbët e Kosovës ku ata janë shumicë. Mirëpo, problemi është se serbët e Kosovës nuk e njohin plain e Marti Ahtisarit dhe kjo, sipas udhëheqësve politik kosovarë, do ta bëjë të vështirë implementimn në vendbanimet serbe.

Sadri Ferati, ministër i pushtetit lokal thotë : "Para zgjedhjeve serbe nuk kemi pasur sinjale të mjaftueshme të bashkëpunimit me serbët. Ata kanë refuzuar institucionet e Kosovës. Mirëpo ne konsiderojmë se me jetësimin e procesit të decentralizimit do të tejkalohen problemet e  serbëve sepse ata do ta kuptojnë se kjo është në të mirë të tyre. Pra, implementimi i procesit të decentralizimit nuk do të jetë i lehtë, por ne jemi të vendosur që ta zbatojmë atë". thotë Ministri Ferati.

Në të njejtën linjë, shprehen edhe ekpertët e pushtetit lokal. Sipas tyre, problemi i implementimit të decentralizimit tash për tash, shihet në dy rrafshe. E para, është mosbashkëpunimi i serbëve në këtë proces dhe e dyta është, sepse AKM-ja, Agjencioni Kosovar i Mirëbesimit, që administrohet nga ndërkombëtarët, akoma nuk ka bartur përgjegjësitë tek qeveria qëndrore dhe tek pushteti lokal. AKM-ja, merret me pronat dhe në këtë mes hynë edhe territoret e komunave të Kosovës të cilat duhen ripërcaktuar.

Në procesin e decentralizimit, do të krijohen edhe 8 komuna të reja, pesë nga to janë më shumicë serbe. Kostoja financiare për krijimin e këtyre tetë komunave do të jetë afro 30 milion euro. Një pjesë e kësaj shume tashmë është ndarë nga qeveria e Kosovës, mirëpo një pjesë do të kërkohet nga donatorët e huaj. Komisioni Evropian, në këtë mes ka ndarë 12. 4 milion euro, që përfshirë periudhën nga viti 2007 deri në vitin 2010, kur pritet edhe të përfundojë procesi i decentralizimit.

Ky proces mbështetet nga institucionet e Kosovës, por kundërshtohet nga Lëvizja Vetvendosje, e njohur me protestat e saj kundër planit të Marti Ahtisarit. Kjo lëvizje ka paralajmëruar se do të organizojë protesta të vazhdueshme kundër decentralizimit, sepse ajo konsideron se më këtë proces shënohet edhe ndarja entike e Kosovës, sepse komunat e Kosovës me decentralizimin e pushtetit kanë shumë kompetenca në duart e tyre.

 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Nentore, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Vlereso artikullin
0