Presidenti Sejdiu priti kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj biseduan sot për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, bashkëpunimin në procesin e tranzicionit, si dhe rolin e AAK-së në kuadër të Parlamentit.
Presidenti e vlerësoi rolin e veçantë që z. Haradinaj ka në proceset institucionale dhe në proceset e hershme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe në kuadër të bashkëpunimit.
“Është shumë e nevojshme që institucionet e Kosovës të kenë një bashkëpunim dhe koherencë të veprimeve në kuptim të konsultave të vazhdueshme me të gjitha subjektet politike në Kosovë, me të gjithë faktorët e rëndësishëm, dhe kjo do të vazhdohet edhe në proceset e mëtejme”, theksoi Presidenti.
Ndërsa, kryetari i AAK-së takimin e sotëm me Presidentin e vlerësoi si takim pune në funksion të koordinimit më të mirë për proceset dhe qëllimet që kemi në Kosovë.
Z. Haradinaj premtoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si parti opozitare, është në shërbim të vendit për temat të cilat janë në interes për qytetarët e Kosovës.
Presidenti Sejdiu, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për fitoren e Presidentit Tadiç në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ritheksoi se është një zgjedhje e popullit serb se kujt i jep mandatin, por për Kosovën është me rëndësi që i gjithë rajoni të marrë një kahe të mirë në zhvillimin e proceseve demokratike dhe të ecjes drejt integrimeve evropiane.
“Kosova është e interesuar të ketë raporte të mira fqinjësore me të gjithë fqinjët e vet, në këtë rast edhe me Serbinë. Është një shans që e ardhmja të jetë një e ardhme e raporteve të mira dhe fqinjësore në mes të shteteve sovrane”, tha Presidenti Sejdiu.
Sa i përket procesit të zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, Presidenti ritheksoi qëndrimin e institucioneve të Kosovës se i gjithë ky proces është një proces ilegal sa i përket Kosovës, dhe është mirë që edhe përfaqësuesi special ka reaguar për të shpallur ilegalitetin e këtij procesi.
”Ne nuk shohim validitetin e njerëzve në procese elektorale, por i shohim qytetarët serbë që duhet të jenë, që në të ardhmen duhet të jenë kontribues të barabartë të demokracisë“, theksoi Presidenti.
Gjithashtu, Presidenti Sejdiu, tha se është me rëndësi, që të japim iniciativat tona në projekte zhvillimore për gjithë Kosovën, edhe për këtë pjesë, t’i inkurajojmë qytetarët serbë, të cilët e duan Kosovën si atdhe të tyre që të jenë të involvuar në të gjitha proceset duke përfshirë edhe ato vendimmarrëse.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj