24 ore lajme: Rreth 80 serbë edhe sot po qëndrojnë në oborrin e gjykatave në veri të Mitrovicës Rreth 80 serbë edhe sot po qëndrojnë në oborrin e gjykatave në veri të Mitrovicës ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 15 March, 2008 12:45:00 Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, tha sot se rreth orës 7:00 të mëngjesit në oborrin e ndërtesës së gjykatave në veri të Mitrovicës janë duke qëndruar rreth 80 serbë, ndërsa përreth objektit ndodhen forca të njësisë speciale të policisë së UNMIK-ut. Të përkujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer zhvillimet e djeshme në veri të Mitrovicës, respektivisht hyrjen e dhunshme të një grupi serbësh në Gjykatën e Mitrovicës, e cilësoi si sulm kundër UNMIK-ut dhe kundër bashkësisë ndërkombëtare. Ai theksoi se tash për tash situata po mbahet nën kontroll të policisë, por ai siguroi se KFOR-i do të intervenojë në qoftë se do të jetë e nevojshme. Sekretari Scheffer gjatë kësaj vizite së në Kosovë ritheksoi përkushtimin e trupave të NATO-s për të garantuar paqe dhe stabilitet në Republikën e Kosovës. “Kosova nuk mund të fitojë asgjë me anë të provokimeve dhe mendoj se kryeministri e presidenti kanë treguar moderim, siç kanë treguar dhe po tregojnë shumë njerëz në Kosovë”, tha Scheffer, pas bisedave me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.