Rreth 80 serbë edhe sot po qëndrojnë në oborrin e gjykatave në veri të Mitrovicës
Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, tha sot se rreth orës 7:00 të mëngjesit në oborrin e ndërtesës së gjykatave në veri të Mitrovicës janë duke qëndruar rreth 80 serbë, ndërsa përreth objektit ndodhen forca të njësisë speciale të policisë së UNMIK-ut.
Të përkujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer zhvillimet e djeshme në veri të Mitrovicës, respektivisht hyrjen e dhunshme të një grupi serbësh në Gjykatën e Mitrovicës, e cilësoi si sulm kundër UNMIK-ut dhe kundër bashkësisë ndërkombëtare.
Ai theksoi se tash për tash situata po mbahet nën kontroll të policisë, por ai siguroi se KFOR-i do të intervenojë në qoftë se do të jetë e nevojshme. Sekretari Scheffer gjatë kësaj vizite së në Kosovë ritheksoi përkushtimin e trupave të NATO-s për të garantuar paqe dhe stabilitet në Republikën e Kosovës.
“Kosova nuk mund të fitojë asgjë me anë të provokimeve dhe mendoj se kryeministri e presidenti kanë treguar moderim, siç kanë treguar dhe po tregojnë shumë njerëz në Kosovë”, tha Scheffer, pas bisedave me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (7 vendosur):
ne krejt kosoven ka mu kane qeshtu.keta nuk guxojne te marrin masa se ata nuk jane shqiptare po shkije te vendost.E jo sina allava.Plani i Arthiusarit ja njef vetqeverisjen.Keta kane pranue.Skana te drejte te ankoheni se kena pranu vete,ne fakt jo ne po Politikanet tradhtare.
ata spe mbajn ligjin dhe hiq spi ju ban kurkush kurgja
a ata polic slav se jan aty krejt jan me shkije
Po me doket shkijet me hyr ne kosova ata qashtu nuk bejn kurgja veten rin si HUTA.
Vendosni komentin tuaj