Faqja e Pare | Kosova | Kronika | Arrestohet një epror i SHPK-së, i dyshuar për përfshirje në vepra penale

Arrestohet një epror i SHPK-së, i dyshuar për përfshirje në vepra penale

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font

 Në Mitrovicë është arrestuar një epror i Shërbimit Policor të Kosovës, i cili dyshohet se është përfshirë në disa vepra penale. Eprori me gradë togeri, i caktuar me detyrë zyrtare në stacionin policor në Vushtrri, është arrestuar nga hetuesit e SHPK-së, tha sot zëdhënësi rajonal i policisë, Besim Hoti. 
Sipas raportit të policisë, i dyshuari i shtyrë në motive të zemërimit, me veturën e tij civile “BMV”, kishte vënë në rrezik jetën e pjesëtarit të SHPK-së, i cili në atë kohë po ngiste veturën zyrtare të SHPK-së. Incidenti besohet të jetë shkaktuar pasi hetuesi i SHPK-së, kishte intervistuar një dëshmitare dhe viktimë femër, banore të Vushtrrisë, për përfshirjen e mundshme të dyshuarit në vepër penale “shpërdorim të detyrës zyrtare”.
Sipas zëdhënësit Hoti, përveç procedurave penale, mbi bazën e dyshimit për “sulm ndaj personit zyrtar”, “mashtrim”, “marrje e mitos” dhe “lëndim i lehtë trupor”, zyrtari policor i dyshuar i përfshirë në këtë rast do të jetë subjekti i zhvillimit të hetimeve të brendshme nga Inspektorati Policor për shkelje të parimeve dhe procedurave të shërbimit dhe shpërdorim të detyrës zyrtare. Të dyshuarit i është caktuara masa e paraburgimit prej 72 orësh, për vepër penale të kualifikuar si “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” në bazë të Ligjit Penal të Kosovës.
 
 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0