24 ore lajme: Policia arreston në Prishtinë, një të dyshuar për vrasje të kryer në vitin 2001 Policia arreston në Prishtinë, një të dyshuar për vrasje të kryer në vitin 2001 ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 10 March, 2008 11:15:00 Përmes një komunikate për opinion Policia ka njoftuar se ditë më parë / më 6 mars të këtij viti/ pas informimit për vendndodhjen e një personi të dyshuar për një rast të vrasjes që ka ndodhur në vitin 2001, ka arrestuar një 45 vjeçar, i cili ka qenë në kërkim që nga ajo kohë. Arrestimi i 45 vjeçarit të dyshuar është bërë në Prishtinë, në rr. Rrustem Statovci”. Rasti i vrasjes ka ndodhur më 3 janar të vitit 2001 në rrugën “Adriatiku”, në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje në mes të viktimës dhe të dyshimtit, me armë zjarri është vrarë një mashkull 38 vjeç. Personi i dyshuar pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit është dërguar në Qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme dhe rasti i ka kaluar Gjykatës, thuhet mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga Zyra për marrëdhënieve me publikun pranë Komandës rajonale të SHPK-së në Prishtinë.