Faqja e Pare | Kosova | Kronika | Policia arreston në Prishtinë, një të dyshuar për vrasje të kryer në vitin 2001

Policia arreston në Prishtinë, një të dyshuar për vrasje të kryer në vitin 2001

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

 Përmes një komunikate për opinion Policia ka njoftuar se ditë më parë / më 6 mars të këtij viti/ pas informimit për vendndodhjen e një personi të dyshuar për një rast të vrasjes që ka ndodhur në vitin 2001, ka arrestuar një 45 vjeçar, i cili ka qenë në kërkim që nga ajo kohë. Arrestimi i 45 vjeçarit të dyshuar është bërë në Prishtinë, në rr. Rrustem Statovci”. 
Rasti i vrasjes ka ndodhur më 3 janar të vitit 2001 në rrugën “Adriatiku”, në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshje në mes të viktimës dhe të dyshimtit, me armë zjarri është vrarë një mashkull 38 vjeç.

Personi i dyshuar pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit është dërguar në Qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme dhe rasti i ka kaluar Gjykatës, thuhet mes tjerash në komunikatën e lëshuar nga Zyra për marrëdhënieve me publikun pranë Komandës rajonale të SHPK-së në Prishtinë.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30
Vlereso artikullin
5.00