24 ore lajme: Çdo gjë gati për manifestimin "Nata e Zjarreve", që organizohet sonte në Prekaz Çdo gjë gati për manifestimin "Nata e Zjarreve", që organizohet sonte në Prekaz ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 09 March, 2008 05:54:00 Zyrtare të TMK-së dhe Shërbimit Policor të Kosovës në Skenderaj, kanë njoftuar se çdo gjë është e gatshme për manifestimin "Nata e Zjarreve" që organizohet sonte në Prekaz, në kuadër të manifestimit Epopeja e UÇK-së dhe të dhjetëvjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe rreth 50 Jasharajve të tjerë. Policia ka lëshuar një komunikatë në të cilën kërkohet që të gjithë qytetarët që sot nisen drejt Prekazit, duhet t'i respektojnë rregullat njekahëshe të komunikacionit dhe vendet e dedikuara për parkimin e automjeteve, në mënyrë që të mos krijohet kaos në komunikacion.