24 ore lajme: Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksident trafiku Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksident trafiku ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 04 March, 2008 01:01:00 Një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot në rrugën Ferizaj-Prishtinë në afërsi të fshatit Prelez ka bërë të ditur zëdhënësi i SHPK-së për rajonin e Ferizaj, rreshteri Behxhet Krasniqi. Ai theksoi se shkaktar i aksidenti ishte shpejtësia e papërshtatshme. Aksidenti ka ndodhur kur një veturë “Audi” dhe “Suzuki”, janë përplasur ballë për ballë me njëra-tjetrën.