24 ore lajme: Vidhet dhe gjendet kambana e kishes se fshatit Novak Vidhet dhe gjendet kambana e kishes se fshatit Novak ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 02 March, 2008 04:31:00 Dje me datën 01 Mars 2008 rreth orës 12:55, policia ne Prizren ishte njoftuar se në fshatin Novak, komuna Prizren nga kisha ortodokse e këtij fshati ishte vjedhur një këmban. Sapo është pranuar informata njësit policore kanë shkuar në këtë fshat dhe është kontaktuar dëshmitari Branko Gligorievic e poashtu në vendin e ngjarjes kishin arritur edhe njësit e krim teknikës. Sipas informatave të para katër persona të dyshimtë kishin përplasur kambanën nga kambanorja në dyshemenë e kishës dhe më pas e kishin tërhequr nga dalja e oborrit të kishës në drejtim të fshatit Mamush. Më pastaj Policia kishte vërejtur disa gjurmë të cilat tregonin drejtimin e të dyshuarve dhe në një diametër prej 500m kambana është gjetur e maskuar (fshehur) në disa shkurre. Pasi që është bërë fotografimi i kambanës dhe vendit e edhe njësiti i krim teknikës e ka kryer punën e vet, është thirrur në vendin e ngjarjes edhe dëshmitari i mëhershëm (Branko Gligorievic) i cili mandej së bashku me ndihmën e bashkëfshatarëve të tij e kanë marr kambanën dhe e kanë dërguar në drejtim të fshatit Novak. Derisa policia ishte aty në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe disa njësi të KFORI-t Gjerman. Deri në këtë moment Policia nuk ka arritur të identifikoj të dyshimtit ndërsa i tërë rasti hetohet nga njësiti i hetuesisë në kuadër të Stacionit Policor në Prizren.