Faqja e Pare | Kosova | Kronika | Aksident me pasoje vdekje ne Vushtri

Aksident me pasoje vdekje ne Vushtri

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Rreth orës 17:15min, autoritetet policore të stacionit Vushtrri, së bashku me njësitë e trafikut rajonal të Mitrovicës, i janë përgjigjur një aksidenti të rëndë në trafik, që ka rezultuar me fatalitet.  Aksidenti është raportuar të ketë ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Pestovë, ku kanë qenë të përfshira një veturë civile e tipit “Fiat Bravo” dhe një këmbësore 17 vjeçare, banore e Vushtrrisë. 

Aksidenti është shkaktuar në kohën kur automjeti po qarkullonte nga drejtimi i Mitrovicës në drejtim të Prishtinës, godet viktimën e cila në atë moment në grup me katër persona të tjerë po kalonin rrugën nga ana e majtë në të djathtë të magjistrales. 

Viktima është transportuar urgjentisht në QKUK Prishtinë.  Në bazë të raportit të mjekut kujdestar i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës, mësohet se viktima është sjellë në QKUK, pa shenja jete.

 Prokurori publik i prokurorisë së qarkut në Mitrovicë, është njoftuar dhe ka dalë në vend të ngjarjes. 

Drejtuesi i automjetit, një 27 vjeçar, është arrestuar nga policia dhe ndaj tij është caktuar ndalimi policor për hetime të mëtejme lidhur me rastin.

Hetuesit policor të trafikut rajonal të SHPK-së, janë duke zhvilluar hetimet për të përcaktuar shkaktarin e këtij aksidenti.

Komente (5 vendosur):

quni ne 02 March, 2008 07:21:38
avatar
e more zot , po e hajn te pa fajshem , se ka budall se grahin kerrin tejkalojn pa lidhje bejn ndeshje mysin familje . gjunah per ata te pafajshem se vdesin .ngushllime . e ai qe e ben aksidentin dhe ka faj mos e merrni ne burg po merrnja shpirtin ... mos j falni kurr
msusi_1965 ne 02 March, 2008 08:52:07
avatar
ew bre kush ke qai faqezi bre se e ka shkel at vajz bre ai medet ai zoti e marroft at se nuk eshte njeri ai po kafsh bish e malit eshte....marre....marre.....marrreeee..uturp....turp....turp.......
fisi ne 02 March, 2008 06:32:08
avatar
e more zot qoja gajretin asaj familje se shum keq i paska ndodh ngushllimet e miija nga zemra e at papakun per gjith ne burrg te perjetshem se ne maghjistrale shkr shum mir 60 me vozit e jo 120 o idiot se ti po jeton po ajo vajz tash han dhe majmun i keq
shpreh_ngushllime ne 02 March, 2008 07:06:14
avatar
Se pari, deshiroje te shprehi ngushllime, familjes se vajzes qe humbi jeten tragjikisht. E gjora, me dhimbset ne shpirt. Ne koke me kalojne shume gjera. Ajo ka shpetuar nga lufta, dhe tani ne vend se ta gezoje lirin, per te cilen te gjith ne ishim aq te etur, dhe mu tani, kur jeta e saj duhej filluar, ajo humb jeten (me lejoni te them, ndoshta per arsye banale). Vetem se ndoshta ky person qe udhheqte makinen, nuk ishte mjaft i koncentruar, apo se e tejkaloje shpejtesin e lejuar. Mbes me shprese, se prokurori publik do e shqyrton at rast detalisht. Shpresoje edhe ate, qe nese konstantimi profesional rendon vozitesin, qe prokurori publik, te kerkoje nga gjygji denimin me te lart qe ekziston. Jo per arsye hakmarrje, se hakmarrja nuk eshte nje gje e mire, (poashtu ai person nuk e njifte vajzen andaj nuk kishte arsye qe te beje ate qe beri), pore per arsye se ndoshta ky denim i lart, do ndikonte tek ata njerez, qe akoma udheheqin veture edhe pse ata, nuk kan drejt te paraqiten fare ne komunikacion. Ndoshta me nje denim te lart, mund shpetohet ndo nje jete tjeter. Ne shqipetaret, fatkeqsisht ne disa gjera tregojm nje pergjegjsi ne nivel jo mjaft te lart.
Familjes te se ndjeres i deshiroje gajret, ndersa asaj vajze dheun e leht, dhe qe ajo tani te pushoje ne parajse.
platori ne 03 March, 2008 03:13:56
avatar
se pari deshta te shprehi ngushllimet e mia te perzemerta familes se vajzes qe humbi jeten tragjikisht ..zoti jau qoft gajreitn .e per at shoferin kisha pas deshir ta denojn ne burg te perjetshum deri ne vdekje ai ka qen koafsh jo njeri

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0