24 ore lajme: Policia e Kosoves heton nje vrasje ne Rahovec Policia e Kosoves heton nje vrasje ne Rahovec ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 02 March, 2008 04:26:00 Dje me datën 01 Mars 2008 rreth orës 13:45 në fshatin Fortesë (ish-Bellacërkë) të Komunës së Rahovecit, Policia ishte njoftuar fillimisht se F. Popaj i lindur më 1945 ishte gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes ishte vërejtur gjak por nuk dihej se çka e kishte shkaktuar vdekjen e tij. Ky rast ishte cilësuar si vrasje, ndërsa hetimet kishin nisur menjëherë nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale të Prizrenit të cilët kishin dalur në vendin e ngjarjes e poashtu edhe prokurori i qarkut së bashku me ekipin e mjekësisë ligjore. Ekipi i Hetuesisë kishte filluar intervistimin e dëshmitarëve të mundshëm dhe gjatë këtyre hetimeve me dyshimin e bazuar si i dyshimtë kryesor për vrasje është arrestuar I.Popaj i lindur më 1984 i cili edhe është në marrëdhënie familjare me viktimën e poashtu është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Dyshohet se viktima ishte goditur me thikë në shpinë nga ana e të dyshimtit e që si pasoj e plagëve të marra kishte ndërruar jetë në vend. Me urdhër të prokurorit i dyshimti është dërguar në qendrën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 72 orëve, ndërsa trupi i viktimës është marr nga ekipi i mjesësis ligjore dhe është dërguar në morgun e Prishtinës për të kryer obduksionin