Faqja e Pare | Kosova | Kronika | Policia e Kosoves heton nje vrasje ne Rahovec

Policia e Kosoves heton nje vrasje ne Rahovec

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Dje me datën 01 Mars 2008 rreth orës 13:45 në fshatin Fortesë (ish-Bellacërkë) të Komunës së Rahovecit, Policia ishte njoftuar fillimisht se F. Popaj i lindur më 1945 ishte gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes ishte vërejtur gjak por nuk dihej se çka e kishte shkaktuar vdekjen e tij.

Ky rast ishte cilësuar si vrasje, ndërsa hetimet kishin nisur menjëherë nga ana e Njësisë së Hetimeve Rajonale të Prizrenit të cilët kishin dalur në vendin e ngjarjes e poashtu edhe prokurori i qarkut së bashku me ekipin e mjekësisë ligjore.

Ekipi i Hetuesisë kishte filluar intervistimin e dëshmitarëve të mundshëm dhe gjatë këtyre hetimeve me dyshimin e bazuar si i dyshimtë kryesor për vrasje është arrestuar I.Popaj i lindur më 1984 i cili edhe është në marrëdhënie familjare me viktimën e poashtu është konfiskuar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Dyshohet se viktima ishte goditur me thikë në shpinë nga ana e të dyshimtit e që si pasoj e plagëve të marra kishte ndërruar jetë në vend.

Me urdhër të prokurorit i dyshimti është dërguar në qendrën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 72 orëve, ndërsa trupi i viktimës është marr nga ekipi i mjesësis ligjore dhe është dërguar në morgun e Prishtinës për të kryer obduksionin

Komente (13 vendosur):

Xha_Mema ne 02 March, 2008 05:36:32
avatar
deri kur more vetem me vrasje vetem te ne Shqiptare kjo esht ka na ndodhe.A thua mos jemi pak si..... me ja marr shpirtin dikujt valla esht shum rande po sjemi ka marrim veshe se Zoti i madhrushem naj ka fal shpirtin dhe ai duhet te naj merr.E ne mirremi me vrasjen e njerzve.Nganjiher me shkon mendja shkoj dhe ta zgjoj prej xhumit Enver Hoxhen edhe pse jemi shum shum large.Ai kishte qen bashe per Shqiptaretse vetem orca neve na bjen ne kollosek,se smarrim veshe na me fjal aspak.Ne u pavarsum ne vend qe mu ba pajtimi kombetare dhe me i than vetes se ma mjafte ma me kesi dreqnillike.Mase mrami Shqiptare ne jemi ashtu kemi lind,vetem probleme me krijue ne ket bote.
Braha ne 02 March, 2008 05:52:08
avatar
Xha mema
Nuk jem pavresu o xha..
Po naj futen koken nen serbi me serbine mbrenda kosoves o xhaxha.
Nuk ka shtet me mbykqyrje o axh.
NUk ka shtet ku te huajt te udheheqin o xha..
NUk ka shtet pa flamure o xga..
me flamre te mut...
Jo xha shkijet kane shtet ne kosove.
Ata i kane krejt dhe prap bejne problemme..
E ne pajtohemi me pak..
Ske mu thirre ma shqiptare o xhaxha po kosovare si shkijet..
keta naj kane hjek kombin o xha..
PO keshtu ishte kane te shqipütaret plot tradhti ne histori..
. ne 02 March, 2008 10:19:24
avatar
pse meta ta udheheq shqiptaret a ty shtetin a .zotri braha ,shqiptaret din veq me vra njeri tjetrin korrupcion hajni . ma mire i huaji mena udhheq shtetin sesa shqiptaret ton .
Afrimi ne 02 March, 2008 02:32:04
avatar
O shqiptar O Kosovar Populli i ka fajet sepse nuk zgjeth ata qe duhet dhe populli duhet te gerkojn derrimin e emrit.Se dihet se qfar emri asht Emri kosov.Kit emer e kan vu Serbet.Po Du tu them ne shum shpejt i Humbim shpresat dhe epysim veten Kosova asht a nuk asht shtet secili mendon diqka qe nuk duhe ta mendojn.Kosova asht mbi 90% Shqiptar ne parlament jan pjesa dermus deputet shqiptar ne kohen qe te vij ne drüshoj gjeth qka.Dhe u lutm mos e krahasoni kosoven me shtetet tjera se ka shum shtete qe jan ma keq se kosova.Ne vitet 90ter u zhduk komunsmi po sa shtete kan pasur probleme dhe kan.Kan qen shtete me Dhetra vite Ala skan arritur standartet qe duhet tu kujtoj shqiprin sa probleme ka pssur por tash asht tu u rregullu dhe asht ne rrug t mir.Kosova do te Qeveris vet mbas 4 mujsh por nen kotroll Kur te lujn Kosovaret ni politik te mir dhe ta zbatojn planin e Ahtisarit dhe Te tregojn se dinte Vetqeverisin Do Shkojn Evropa dhe NATO-ja.Mendoj se qka do bohet pa NATO A ne jeni ju kosovaret ta broni kosoven pi serbit ne gjendje se serbi nuk harron ata do prevoj ma tutja opet te nderhyn ne kosov.Diqka per vrasjet e di se ke ne Shqiptaret dominon Gjaknxehtsija po neve na duhet Arsimimi i femive tan te femive tan dhe kjo do kalojn brenda ni periudh te gjat kadal kadal krejtsisht jo doshta po ne bin dukur posht. Dhe ni her mos i hupni shpresat.Kur te vin zgjedhjet e reja zgjidhnje Albin Kurtin dhe aj doshta do ti dryshoj.
si_eshte_e_mundur ne 02 March, 2008 07:43:52
avatar
Ndoshta per arsye qe jetoje ne mergim, apo qe fakti eshte se jam njeri i emocionur, une qdo humbje te nje shqipetari, shof si nje tragjedi jashtzakonisht te madhe, posaqerisht ne kete kohe kure ne duhet te jemi UNIK dhe kure vendi yn kerkon sa me shume burra nga ne. Nuk do e vleresoje rastin shume. Eshte bere nje TURP i pa shembull. NUK EKZISTON ARSYE, PAMVARSISHT NGA MLLEFI, GRINDJA APO PADREJTESIA E SHKAKTUAR, QE NJE PERSON T'IA MARR JETEN NJE PERSONI TJETER! Pike! - Shpresoje, se i akuzuari do denohet me denim me te rende (burg te perjetshem) gje qe edhe e besoje. Ky person ka tani mjaft kohe, per ta menduar ate qe beri. Per "AZGANA" tjere qe mendojn te bejne eventualisht nje turp te till, le ta ruajn energjine. Do ishte me e dobishme qe ate energji te investonin ne gjera me interes te perbashket shoqeror. Kush e di, ndoshta do vie koha, kure keta persona, mund shprehin potenciali i agresioneve tyre, pore jo ne vellazer Shqipetar dhe jo ne kohe te paqes.
Familjes se ndjerit, shpreh ngushllime te thella.
Braha ne 03 March, 2008 12:05:31
avatar
O Afrim me keq nuk ka ku shkone.
Serbin e ke nmrenda.
Plani i Arthisari qe pranuan ta sjelle belane mbrenda.
Nu kane qene serbet e beogradit qe benen probleme .
Po ishi keta e kosoves me ishe udbashet tone qe naj bene belane.Dhe prap dote kemi me kete statue.
Po ne pranum me e hjek identitetin shqiptare kete serbet deshten e ata po e mbajne te vetin.
Ne jemi te humbur perhajre...
Abazi ne 03 March, 2008 01:44:10
avatar
Qe o udbashe e putha dore te huaj si luftohet per atdhun,njerez intelektual e titij DR.Ata kane vende ne politik.Po atyre ju interesone atdheu e jo karriga pushteti pa shtet.
E jo si ju do qobane qe qerraviketu per te huajt dhe pranoni te ckombtaizohi.

Intervistë ekskluzive për revistën mujore AS të Shkupit, me Kolonele Saranda TOPLICA :
02.03.2008: Pyetje :Nëse ka mundësi, më së pari na tregoni prej nga jeni dhe në çfarë moshe? Përgjigje: Babain e kam nga Tetova dhe nënën nga Prishtina,kurse unë kam lindur në Prishtinë dhe tani jam 22 vjeçe. ...


Pyetje : Nëse ka mundësi, më së pari na tregoni prej nga jeni dhe në çfarë moshe?

Përgjigje:

Babain e kam nga Tetova dhe nënën nga Prishtina, kurse unë kam lindur në Prishtinë dhe tani jam 22 vjeçe.


Pyetje: Prej kur jeni këtu?



Përgjigje:Anëtare e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) jam bërë që në vitin 2003, kur në korrik të po këtij viti në Tiranë u arrestua Kryetari i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili nga Kërçova, i cili më vonë, nga gjykata e Tiranës e fitoi pafajësinë, dhe ishte ky veprim i paprecedent i Tiranës, si dhe fjala mbrojtëse, të cilin e kam lexuar si libër me titull: "NENA ME LINDI, SHQIPERIA ME RILINDI" e Zotit Adili para gjykatës së Tiranës, që më shtuan kurreshtjen që fillimisht të njihem me Platformën Politike të FBKSH-së, dhe më pas edhe të vihem në kontakt me Këshillin e FBKSH-së në Prishtinë, si dhe të bëhem edhe anëtare e FBKSH-së. Kurse tani edhe të vija këtu e të vishja edhe uniformën e bukur të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), që është strukturë ushtarake e FBKSH-së. Pra, këtu jam që nga 15 nëntori 2007.

Pyetje: Përpara se të rekrutoheshit, me çfarë merreshit?

Përgjigje:Kur u bëra anëtare e FBKSH-së isha brucoshe, kurse para se të vija këtu e të vishja uniformën, kisha absolvuar në fakultetin juridik. Pra, shumë shpejt do të marr edhe diplomën e magjistres së shkencave politiko-diplomatike.



Pyetje: Cilat janë motivet që iu shtynë të braktisni studimet dhe të rreshtoheni në AKSH?



Përgjigje :Nuk i kam braktisur studimet. Këtu po i përgatis dy provimet e fundit të magjistraturës. Që të vija këtu ishte një vendim i Këshillit të FBKSH-së të Prishtinës, sepse togu i vajzave luftëtare kishin nevojë për një drejtuese të shkencave politike. Pra, unë jam komandante e togut të luftëtareve të AKSH-së të Brigadës së Mitrovicës.


Pyetje: Si po ja kaloni këtu?


Përgjigje:Shumë mirë. Është krenari kombëtare t’i përgjigjesh thirrjes së Atdheut në momentet kur ai dhe populli yt rrezikohen nga bandat kriminale serbe, që kanë vra e pre shqiptar të pafajshëm, pleqë, plaka dhe fëmijë, dhe që kanë përdhunuar mbi 2800 motra shqiptare.

Pra, që të mos ndodhë kjo edhe njëherë, jo vetëm unë por edhe shumë motra të tjera jemi mobilizuar me vëllezërit tanë, luftëtarë të devotshëm të AKSH-së dhe patrullojmë kufirin nga të gjitha anët e Kosovës me Serbinë dhe me Malin e Zi.

Pyetje: A vizitoni ndonjëherë familjen dhe shtëpinë apo gjatë gjithë kohës rrini në male?


Përgjigje: Një herë në muaj, jo vetëm unë por edhe të gjitha luftëtaret që nuk janë të dekonspiruar, se janë luftëtarë të AKSH-së, kemi të drejtë të shkojmë nëpër familjet tona.

Leja na jepet nga Shtabi i Brigadës së Mitrovicës të AKSH-së dhe kohëzgjatja është vetëm për 48 orë, kurse kur kemi provime leja na jepet edhe për 52 orë.

Pra, të gjitha këto janë të sanksionuara me rregullore të veçantë të AKSH-së, rregullore këto që dalin nga Rregullorja e Disisplinës së AKSH-së e miratuar që në prill të vitit 2004.


Pyetje: Si kaloni me bashkëluftëtarët dhe a paraqet për ju pengesë a probem, kur kemi parasysh faktin se shumica janë meshkuj? Si ja kaloni me ta, sa ju rrespektojnë, a keni ndonjë problem?

Përgjigje: Shumë mirë, jo vetëm unë por të gjithë shoqet e mija bashkëluftëtare po kalojmë vëllazërisht me vëllezërit tanë bashkëluftëtarë, dhe në veçanti jemi shumë të rrespektuara, jo vetëm nga drejtuesit e Brigadës, por edhe nga të luftëtarët, sepse edhe në rastin konkret gjërat janë të sanksionuara me rregullore të veçantë mbi moralin e lufëtarëve të AKSH-së ku shkruan:

“Lejohet dashuria midis luftëtarit dhe luftëtares së AKSH-së, por çdo ngacmim seksual dhe imponim i dashurisë, apo keqpërdorim i pozitës komanduese nga eprori ndaj luftëtares, apo edhe anasjelltas, ndërshkohet shumë rëndë dhe gjykata e shkallës së I-rë, e Brigadës së AKSH-së, shqipton dënimin kapital…”

Pyetje: Sa femra të tjera ka përreth jush?


Përgjigje: Ju thash se unë jam komandante e një togu të vajzave shqiptare të Brigadës së Mitrovicës të AKSH-së, dhe besoj se në këtë rast ua kam dhënë edhe përgjigjen se sa femra të tjera, përveç meje , janë këtu.

Pyetje: Çfarë kushtesh keni këtu: ushqim, veshëmbathje dhe kushte të tjera të domosdoshme?

Përgjigje: Brigada e Mitrovicës së AKSH-së është strukturë ushtarake e AKSH-së, të cilën e ka krijuar Këshilli i Nënzonës nr.2 (Mitrovicë, Albanik, Skënderaj, Drenas, Vushtri) të Zonës nr.2 (Kosova historike) i FBKSH-së, prandaj edhe për kushtet tona elementare, gjithëçka na duhet, dhe që nuk na mungojnë asnjëherë përkujdeset, të cilat na i siguron Këshilli i FBKSH-së të Mitrovicës, këshill ky që është i organizuar në çdo fshat e lagje të qyteteve, që i sipërceka.

Pra, vetëkuptohet se, kushtet tona janë modeste, aso kushtesh që iu duhen luftëtarëve të lirisë, të cilët kanë vendosur të sakrifikojnë edhe më të shtrenjtën e tyre – jetën, prandej edhe doemos do të sakrifikojnë dhe kurrë nuk e kërkojnë jetën luksoze, sepse këtë nuk e ka as populli shqiptar i Kososvës dhe më gjërë, i cili vazhdon të jetojë në një varfëri të tejskajshme, si në një burg të madh, sepse ate po e vjedhin ndërkombëtarët dhe potikanët servilë të Prishtinës.


Pyetje: A keni armatim të mjaftueshëm dhe a jeni e përgatitur fizikisht për luftë? A keni ndjekur trajnim paraprak dhe a e ndiqni edhe tani?

Përgjigje: Duke qenë komandante e Togut të vajzave, unë jam edhe anëtare e Shtabit të Brigadës së Mitrovicës të AKSH-së, prandaj edhe lirisht mund t’ju them se kemi armatim të mjaftueshëm, por nga ana tjetër dijë se kërkesat për t'u bashkuar në radhët tona, qofshin këto djem apo vasha, janë tepër të mëdha, prandaj edhe mund të them se ndihma e popullit na është shumë e domosdoshme.

Por, ndihmat nga populli nuk kemi të drejtë t’i pranojmë, ne pjestarët e AKSH-së, por kjo i dedikohet FBKSH-së, sepse siç e cekëm edhe më sipër, për të gjithë nevojat dhe kërkesat tona përkujdeset Këshilli i FBKSH-së të Mitrivicës, kurse për përgatitjet tona fizike dhe trajnimet tona, lirisht po iu them se, jemi shumë të përgatitura dhe për çdo ditë po përgatitemi dhe po trajnohemi nga kuadrot tona drejtuese, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në tri betejat e zhvilluara nga viti 1998 deri në 2001.


Pyetje: A jeni e përgatitur dhe psiqikisht dhe politikisht, meqë situate është e ngarkuar politikisht dhe shumë njerëz hamenden në këto kohë?


Përgjigje: Jo vetëm psiqikisht por edhe politikisht jam shumë e përgatitur, prandaj edhe kam ardhë këtu, që të jap kontributin tim s'i kuadër që jam.

Dhe, kjo është detyra ime kryesore si komandante, dhe si e tillë po i përgatis të gjitha vajzat tona luftëtare.

Vetëkuptohet që kur kam nevojë për ndihmë për asnjë moment nuk më mungon kjo ndihmë nga drejtuesit e lartë të Brigadës, ndër të cilët është edhe komandanti i Briadës.

Disa herë na ka vizituar edhe kryetari i Frontit për Bashkim Kombëtarë Shqiptar (FBKSH-së),Prof. Dr. Bashkim Mitrovica, i cili sipas Rregullores së Disiplinës së AKSH-së është dhe Komandanti Suprem i AKSH-së.

Pyetje: Cili është ideali juaj profesional dhe a është kryekëput me atë të bashkëluftëtarëve tuaj dhe kryesisë?

Përgjigje: Ideali im dhe i të gjithë bashkëluftëtarëve të mi është i sanksionuar në Platformën Politike të FBKSH-së, ribashkimi i të gjitha trojeve edhe popullit që jeton në këto troje në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar me emrin Shqipëri.

Nuk ke se si të bëhesh luftëtarë apo luftëtare e AKSH-së pa u bërë anëtarë apo anëtare e FBKSH-së, sepse AKSH nuk ka as Platformë Politike, as Program dhe as Statut. Të gjithë këto i ka FBKSH-ja dhe AKSH është vetëm strukturë e FBKSH-së, dora e djathtë e trupit FBKSH, që ka vetëm Rregullore të Disiplinës së AKSH-së, nga e cila burojnë rregulloret tjera të veçanta.

Pra, nuk mund të jesh luftëtar apo luftëtare e AKSH-së dhe të mos betohesh se deri në frymëmarrjen e fundit do të luftosh për ribashkimin kombëtar shqiptar.


Pyetje: A e dinë familja juaj dhe si kanë reaguar ata kur erdhët ju këtu? A ju përkrahën në këtë vëndim të rëndësshëm?




Përgjigje: Sigurisht që e dinë familja ime dhe vetëkuptohet se edhe e kanë mbështetur vendimin tim, sepse është familja ime (babi im), ai që më ka mësuar se si bëhet betimi, ashtu s'i Muhedin ALIUN (dajën t'im, që e mësoi babi i Tij), për çlirim dhe ribashkim kombëtar, sepse babi im ka qenë pjestar i UÇK-së, betim që ka ngelë në gjys të rrugës dhe që duhet çuar deri në fund, sepse nga thellësia e tokës së përgjakur na thërret gjaku i dëshmorëve të Kombit.

Babi im ka qenë bashkëluftëtar i dëshmorit Bahri Fazliu, i cili na meson:

”Nëse e ke dashur dëshmorin, mos shko te varri i tij që t’i vesh lule mbi varr, por vazhdoje rrugën e Tij…”


Pyetje: Si kaluat ju dhe familja juaj në luftën e vitit 1999? A keni patur ndonjë dëm nga ajo luftë?



Përgjigje:Nga familja ime e ngushtë nuk na është vrarë asnjë pjestar i familjes, sepse e gjithë familja ime, unë bashkë me vëllezërit e motrat e mija, ishim aty ku ishte UÇK-ja.

Por, babit t'im i janë vrarë shumë shokë të idealit, ndër të cilët edhe ish-shoku i Tij i vjetër (i ilegales), dëshmori Isa Kastrati, me të cilin ka bëshkëvepruar që kur ka qenë student i Universitetit të Prishtinës, kohë kjo kur është njohur dhe me Zëdhënësin Politik të FBKSH-së, Magjistrin e Shkencave Juridiko- Ekonomike Z. Gafurr Adilin, për të cilin unë, e gjithë familja ime dhe të gjithë bashkëluftëtaret e bashkëluftëtarët e mia këtu, dhe jo vetëm këtu por edhe më gjërë, ushqejmë konsideratat më të larta për këtë ideolog të ribashkimit kombëtar.


Pyetje: Përfaqësuesi juaj politik ka deklaruar se do të ketë luftë në të gjithë Ballkanin dhe do të zgjasë shumë, a jeni e gatshme t’i qëndroni kësaj lufte nëse ajo ndodh m e të vërtetë?



Përgjigje:"Lufta është e pashmangëshme!", ka deklaruar Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, Mr. Gafurr Adili dhe këtë na e ka argumentuar edhe me fakte shumë bindëse.

Për fatin tonë “të keq”, konstatimet e Z. Adili deri tani kanë dalë dhe a e dini pse?

Sepse, Ai është në një pozicion të atillë, ku arrin të grumbullojë shumë informacione dhe mbi bazën e këtyre informacionve bëhet edhe analiza politike, pastaj në fund del edhe qëndrimi politik, shumë i qartë dhe i pagabueshëm, sic ka ndodhur deri më tani.

Pastaj, kam ndëgjuar që Z. Adili rreth vetes ka 7 këshilltarë të të gjithë lëmive, prandaj edhe deklaratat e tij kanë qenë shumë të sakta.

As Z. Adili dhe askush nga ne nuk e don luftën, sepse ajo sjell vrasje, djegje dhe shkatërrime; sepse, luftën nuk e ka dashur dhe nuk e don as populli shqiptar, por luftën po na e imponojnë pushtuesit dhe kolonizatorët e trojeve shqiptare të Shqipërisë Etnike, të cilët nuk po binden se koha e pushtimeve klasike dhe e kolonive ka përfunduar edhe në Afrikën e Jugut.

Për këtë, përgjegjësi mban edhe bashkësia ndërkombëtare, e cila vetë popullit shqiptar vazhdon t’i mohojë të drejtën e Vetëvendosjes, parim ky i njohur dhe i garantuar edhe me të drejtën positive ndërkombëtare, e cila është sanksionuar në dhjetëra Konventa dhe Rezoluta të miratuara nga Asambleja e Përgjithëshme e OKB-së.

Pra, jam e gatshme dhe e vendosur që, jo vetëm t’i qëndroj kësaj lufte deri në fund, sa ajo të zgjasë, sikur të zgjasë edhe një dekadë, por jam e vendosur që edhe të flijoj më të shtrenjtën time,- jetën .


Pyetje: Cili është mesazhi juaj për të gjithë lexuesit tanë dhe të tjerët në këto çaste?


Përgjigje: Për të gjithë lexuesit e revistës AS dhe të gjithë shqiptarët në Kosovën Jugore (Lugina e Vradarit-ILIRIDA), do t’ju jap këtë mesazh: Ta përkrahin FBKSH-në e Zonës Nr. 3 dhe Divizionin "TAHIR SINANI TE AKSH-së që vepron në Kosovën Jugore (Lugina e Vardarit- ILIRIDA), që vazhdon të mbahet e pushtuar dhe e kolonizuar nga pushteusit dhe kolonizatorët sllavo-maqedonas. Motrat e mia të idealit pa më të voglin hezitim t'i bashkohen Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe strukturave të tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), që udhëhiqen nga djali i Mitrovicës heroike, Prof.Dr. Bashkim MITROVICA (Isa BOLETINI i ri) dhe biri i Kërcovës kreshnike, Mr. Gafurr ADILI (Ismail QEMALI i ri) me shokë e shoqe nga më të mirat e At-mëmëdheut SHQIPERI ETNIKE.

Pyetje: Çfarë mesazhi do t’ju drejtonit politikanëve shqiptarë në Kosovë dhe trojet e tjera?




Përgjigje:

Boll ma me mashtrime dhe vjedhje që ia kanë bërë dhe po ia bëjnë popullit shqiptar në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike !

Mirëupafshim në Kryeqytetin e lirë të Vilajetit të Kosovës, në Shkup, aty ku duhej, në vitin 1912, të shpallej Pavarësia e Shqipërisë !

Albanik, shkurt 2008.


Lumi ne 03 March, 2008 02:04:42
avatar
Te lumte moje zojne trimeresh.
Lume ajo Familje qe te ka lume ai populle qe ka ksi trimeresha itelektuale.
RRnofshi sa malet naj knaqt zemren shqiptare.
Ende ka trima shqiptare nuk kane vdek.
Mos shiqoni ketu lapera e laperica qe perbehen ne te huajt
Jo nuk na vijne te huajt kemi Trimereshat trimat shqiptare qe amanetin e deshmoreve e qojne ne vend.
Shumica jemi me ju me shpirte e me zemer.
Keshtu mbrohet atdheu.
Rrnofte FBKSH-AKSH e vetmja shprese.
Poshte Politikanet tradhtare servile te hujve.
baca ne 03 March, 2008 02:27:14
avatar
oooooooo lumi po ti more burr trim po ti si koke aq i flaket e i ban lavdata ksaj vajze po pse ti nuk po shkon me hy fbksh-aksh te fala baca
Lumi ne 03 March, 2008 02:33:22
avatar
O Bac
Eshte problemi jone se ku jemi .
E dijm ne.
Po mos leh shume se lidhje nuk keni.
Po tregone puna se kushe qka jeni.
Me shkrimet e juve po tregoni se qfare ,,shqiptare" jeni.
Perhajre o kosovare shka shtetesija e re..ishalla e gzoni e ju zgjate me vellezerit e juaj serbe..
baca ne 03 March, 2008 02:39:22
avatar
oooo lum baca nuk po di se qka meshkrue me ty veq ti koke fanatik dhe nuk paske fare toleranc ne trunin tan po ti nese je njeri aq patriot ose don me ba naj ndryshim ose don mebind dikan duhet me argumente dhe toleranc e jo duke fyer njerzit te fala baca
si_eshte_e_mundur ne 03 March, 2008 06:34:22
avatar
Vellezer dhe motera, do ju lutesha qe t'i permbaheni rregullave dhe tematikes.

Tema eshte VRASJA NE RAHOVEC!

A e lexoni veten, se q'shkruani???

Ku eshte rubrika e politikes, shqipetar filloj e shahen mes vete (humbin tematiken po ashtu nivelin e tyre).

aty ku duhet diskutuar vrasjet (sikurse ketu), shqipetaret bisedojn per Ahtisaarin, e per disa vajza...

A aq pak inteligjenc posedojm ne shqipetaret?

Sikurse REDAKSIONI ta kryente detyren e vet si duhet, do shlyente me teper se gjysmen e ketyre postimeve te bera!

PERMBAHUNI TEMATIKES !!!

RUBRIKA - POLITIK = flasim per politik
RUBRIKA = EKONOMI =flasim per ekonomi
RUBRIKA SEX = atehere flasim edhe per te....

Pore MOS PERZINI dardha e molla! (DJALLI JU MARRT)!
Samiu ne 03 March, 2008 06:53:18
avatar
PO ketu shife se sa intelegjent jemi.
Qfare Populli kemi.
Qfare karakteri kane.
Qfare patriotizmi kane.
Sa Logjikojne dhe mendojne per t eardhmen tone.
PO permua eshte interesant se me kesi shkrimesh njof edhe me mire mentalitetin e njerezve -dh me nje menyre shofim se ku gjendemi ne politik dhe ne realizimin e aspiratave toa shekullore me keta jerez primitive.
Keshtu kemi me shume njohuri njerezore.
Large large civilizimit vetdijes kombetare dhe Patriotike jemi me shekuj.
Leji deri ku po shkojne ,leti shprehin disa mendimet e tyre te flliqura kunder interesit kombetare.
JU pershendes Redaksionin.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0