24 ore lajme: Arrestohet dhe pastaj lirohet Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku Arrestohet dhe pastaj lirohet Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 08 July, 2009 06:33:00 Është arrestuar për herë të dytë Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku (PDK) për shkak se ka kërcënuar dëshmitarët e procesit të tij gjyqësor. Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka asistuar Policisë së EULEX-it për arrestimin e Zharkut.Urdhri për arrestimin e kreut të Komunës së Kacanikut ka ardhur nga Gjykata Supreme e Kosovës, e cila është duke e hetuar veprat penale të Zharkut. Ky i fundit ishte arrestuar para disa muajsh nën dyshimin se ka kryer vepra penale të rrëmbimit dhe detyrimit. ‘Policia e Kosovës i ka asistu policisë së EULEX`it për të realizuar një urdhëresë të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Tre persona të dyshuar janë arrestuar, njëri prej tyre është kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku”, ka thënë për Zëdhënësi i Policisë, Arbër Beka. Ndërkohë, Zharku është liruar, duke quajtur motivet e arrestimit si "politike".