Arrestohet dhe pastaj lirohet Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku
Është arrestuar për herë të dytë Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku (PDK) për shkak se ka kërcënuar dëshmitarët e procesit të tij gjyqësor. Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka asistuar Policisë së EULEX-it për arrestimin e Zharkut.
Urdhri për arrestimin e kreut të Komunës së Kacanikut ka ardhur nga Gjykata Supreme e Kosovës, e cila është duke e hetuar veprat penale të Zharkut. Ky i fundit ishte arrestuar para disa muajsh nën dyshimin se ka kryer vepra penale të rrëmbimit dhe detyrimit.
‘Policia e Kosovës i ka asistu policisë së EULEX`it për të realizuar një urdhëresë të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Tre persona të dyshuar janë arrestuar, njëri prej tyre është kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku”, ka thënë për Zëdhënësi i Policisë, Arbër Beka.
Ndërkohë, Zharku është liruar, duke quajtur motivet e arrestimit si "politike".
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj