Akuza çon çështjen “Sefgjini” në Gjykatën e Lartë
Prokurori I çështjes së Remzi Hoxhës I drejtohet Gjykatës së Lartë për të rrëzuar vendimin e apelit që la të lirë Sefgjinin. Sipas prokurorisë lirimi I Sefgjinit ishte I paligjshëm dhe akuza kërkon pranë organit më të lartë gjyqësor rikthimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Burime pranë Gjykatës së Lartë pohojnë se kërkesa është depozituar pranë kësaj gjykate në 23 qershor dhe kjo do të shyqtrohet shumë shpejt. Krahas rikthimit të masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Sefgjinin, kërkohet e njëjta masë sigurie edhe për dy të akuzuarit e tjerë Avni Koldashin dhe Budjon Meçen.
Sipas akuzës paligjshmëria e vendimit të apelit qëndron në faktin se trupi gjykues që duhet të jepte vendimin duhet të përbëhej pre 5 gjyqtarësh dhe jo tre siç ndodhi në fakt. Pra I mbetet Gjykatës së Lartë të vendosë tashmë nëse ishte I drejtë vendimi që la Sefgjinin të lirë pas akuzave të rënda për rrëmbim dhe tortura me pasojë të rënda ndaj biznesmenit Remzi Hoxha I zhdukur prej 13 vjetësh.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj