24 ore lajme: Gjilan: Policia kap një rom duke vjedhur në varrezat e serbeve Gjilan: Policia kap një rom duke vjedhur në varrezat e serbeve ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 24 March, 2008 06:31:00 Policia e Gjilanit ka kapur ne flagrancë një qytetar rom të moshë 20 vjeçar i cili ishte duke vjedhur ne varrezat e serbeve ortodoks në Gjilan. “Policia gjatë patrullimit ka takuar një të dyshimtë rom 20 vjeçar shtetas i Kosovës i cili ishte duke i vjedhur kutitë e aluminit të cilat shërbejnë për qirinj nëpër varrezat e nacionalitetit serb”, ka treguar për rastin togeri Ismet Hashani. Sipas tij kutitë e aluminit të cilat ishin vjedhura dhe të zhvendosur nga varrezat janë kthyer në vendet ku kanë qenë të vendosura. Sipas zëdhënësit të SHPK-së në Gjilan ndaj të dyshimtit ka nis procedura gjyqësore. Varrezat e serbeve ortodoks në Gjilan kanë qenë edhe më parë cak të vjedhjes së hajnave.