24 ore lajme: Bullgaria, Hungaria, Kroacia thonë se do ta njohin pavarësinë e Kosoves Bullgaria, Hungaria, Kroacia thonë se do ta njohin pavarësinë e Kosoves ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 19 March, 2008 08:44:00 Bullgaria, Hungaria dhe Kroacia thanë se do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Tre vendet i bënë komentet në një deklaratë të përbashkët sot, duke thënë se i marrin vendimet e tyre pas shqyrtimeve të hollësishme. Dje, Kanadaja dhe Japonia e njohën pavarësinë e Kosovës, duke bërë që Serbia t’i tërheqë ambasadorët e saj nga këto vende. Po dje më herët, turpat franceze të NATO-s hodhën granata për të shpërndarë serbët që gjuanin me gurë në qytetin e ndarë etnikisht të Mitrovicës në Kosovën veriore. Dhuna filloi në qytet pardje kur policia e OKB-së dhe paqeruajtësit e NATO-s dëbuan serbët që kishin uzurpuar një gjykatë të Kombeve të Bashkuara. Protestat lanë një paqeruajtës ukrainas të OKB-së të vdekur dhe plagosën më shumë se 100 vetë