24 ore lajme: Vdes nga plagët e marra në Mitrovicë një polic ukrainas Vdes nga plagët e marra në Mitrovicë një polic ukrainas ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 18 March, 2008 10:50:00 Një polic ndërkombëtar nga Ukraina ka vdekur mbrëmë pas plagëve të marra në protestat e dhunshme në veri të Mitrovicës. Kjo është konfimuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës si dhe nga zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani. Sipas informatave të fundit, në protestat e djeshme në veri të Mitrovicës janë lënduar 20 paqeruajtës të Ukrainës dhe 22 paqeruajtës polakë. Paqeruajtësit e lënduar i janë nënshtuar tretmanit mjekësor. Zyrtarët e KFOR-it, ndërkaq, kanë njoftuar se nga 22 paqeruajtës të lënduar, 12 janë dërguar në Francë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Ndryshe, situata në Mitrovicë sot është e qetë, por e tensionuar.