24 ore lajme: Ryker i jep urdhër policisë të vendosë rendin në Mitrovicë Ryker i jep urdhër policisë të vendosë rendin në Mitrovicë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 14 March, 2008 01:23:00 Shefi i UNMIK-ut, Joachim Ryker përmes një komunikate për media e ka dënuar fuqishëm sulmin e sotëm mbi Gjykatën e Qarkut të UNMIK-ut në Mitrovicë."Një bandë e madhe ka shfrytëzuar forcën kundër Policisë së UNMIK-ut për të hyrë në ndërtesë. Ata, të cilët i janë kthyer dhunës në Mitrovicën e veriut, e kanë kaluar vijën e kuqe të UNMIK-ut", ka thënë duke e cilësuar këtë akt si tërësisht të papranueshëm. Shefi i UNMIK-ut e ka udhëzuar Policinë e UNMIK-ut që të rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe për të siguruar kontrollin e serishëm të Kombeve të Bashkuara mbi gjykatën. Në komunikatë gjithashtu thuhet se “UNMIK-u do të mbrojë mandatin e tij në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë përjashtim”.