Kuvendi i Kosoves miratoi në parim edhe 10 projektligje të pakos së Ahtisarit
Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi sot në parim edhe 10 projektligje që dalin nga pakoja e Ahtisarit. Ndër projektligjet më të rëndësishme ishin projektligji për ministrinë e punëve të jashtme dhe për shërbimin diplomatik dhe projektligji për forcën e sigurisë. Kuvendi do të vazhdojë punimet nesër, ku pritet që 10 projektligjet të miratohen me procedurë të shpejtë.
Para votimit kryeministri Hashim Thaçi paraqiti ekspozenë për projektligjin për ministrinë e punëve të jashtme dhe shërbimin diplomatik të Republikës së Kosovës. Ai vlerësoi se ky projektligj rregullon themelimin e një institucioni të ri, që është i rëndësishëm për këtë periudhë të realitetit të ri në Kosovë. Ky projektligj krijon dhe organizon krijimin e shërbimit diplomatik në vende të tjera dhe në organizatat të ndryshme ndërkombëtare. Ai theksoi se ky projektligj është në harmoni të plotë edhe më dispozitat e projektkushtetutës së Kosovës.
“Ky projektligj përcakton krijimin dhe organizimin e shërbimit diplomatik të përbërë nga anëtarë të përhershëm të ministrisë si dhe anëtarë të ministrisë së caktuar në misione diplomatike në vende të tjera dhe në organizatat të tjera ndërkombëtare”, tha Thaçi.
Kryeministri Thaçi paraqiti ekspozetë edhe të projektligjit për ministrinë e forcës së sigurisë së Kosovës, projektligjit për forcën e sigurisë dhe projektligjit për themelimin e Këshillit të forcës së sigurisë së Kosovës. Kryeministri tha se misioni i forcës së sigurisë do të shërbejë si forcë kombëtare e sigurisë për Republikën e Kosovës në bashkërendim me përgjegjësitë e saj ndërkombëtare. Ai tha se forca re e sigurisë do të jetë e armatosur, profesionale, shumëtenike dhe me organizim të mirë të brendshëm.
“Forca e sigurisë së Kosovës do të jetë e armatosur, sipas standardeve ndërkombëtare. Kjo forcë do të përbëhet nga 2 mijë e 500 pjesëtarë aktivë dhe 800 pjesëtarë rezervë e ndërtuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë të cilët do të mbrojnë qytetarët e Republikës së Kosovës përmes përgjegjësisë së tyre ndaj krizave, ndaj reagimit të mjeteve shpërthyese dhe mbrojtjes civile”, tha Thaçi.
Projektligjet që rregullojnë fushën e sigurisë janë në përputhje të plotë me dispozitat e pakos së Ahtisarit dhe të projektkushtetutës së Kosovës.
Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për të drejtat komuniteteve dhe pjesëtarët e tyre, projektligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë i vitit 2008, projektligjin për financat e Pushtetit Lokal dhe projektligjin për Aviacionin Civil, projektligjin për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe projektligjin për kompetencat, përzgjedhjen dhe caktimin e lëndëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të misionit EULEX në Kosovë.
Vetëm shefat e grupeve parlamentare dhanë pëlqimin në parim për këto projektligje. Në bazë të një mocioni të votuar më herët në Kuvend, për projektligjet e pakos së Ahtrsiarit, debati është i kufizuar vetëm në deklarimin në parim të shefave të grupeve parlamentare, ndërsa vërejtjet e deputetëve mund të jepen me shkrim dhe të shqyrtohen nga një komision ad hoc i Kuvendit, në një afat prej 24 orësh. Kjo do të thotë se Kuvendi do të miratojë nesër edhe grupin e dytë të projektligjeve të pakos së Ahtisarit.
Grupi strategjik për tranzicion i ka dhënë pëlqimin politik këtyre projektligjeve dhe ato po miratohen në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Pas miratimit, ligjet duhet të certifikohen nga përfaqësuesi civil ndërkombëtar, i cili verifikon përputhjen e tyre me dokumentin e Ahtisarit dhe pastaj ato do të nënshkruhen nga presidenti i Kosovës.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (3 vendosur):
O Safet nuk ka ushtri po siguri.Qellimi i Arthisarit evropes eshte qe te shkaterrohet tmk.uck.
Keta tonet kane pranue krejt qka kane thene miqt e serbise.Shiqo ofertat per serbine qe te hyne ne evrop edhe pse jane radikal i lusin.
E Kosova parashifet si pjese e serbise me nje vetqeverisje gjysmake te hyne ne evrop permjet serbise.Dhe keshtu ashtu thojne nuk ka nevoje per shtet sovran se jeni ne evrop.Paketa e arthisarit nje paket anti shqiptare miratohet nga deputet e partive per pushtet vetem formalishte pa i pa pasojat qe doti kemi.Kjo eshte katastrofe.Popullin e kane hipnotizue me rrena se kemi shtetin e pa shtet.Gjysmen e kosoves e kontrollojne serbet po ashtu kufijte.Miqte e tyre Franqez Rumunt etj vetem bajne hajgre.Atje valojneflamujt e serbise.E keta tonet ende rrejne se kane nen kontrolle ter kosoven.
PO jo keto jane vetem mashtrim i popullit.
Na shiten keta tradhtare te marrum me qka kashqiptare.ne heshtim shujme gezohemi qe naj nderrun kombin identitetin.kete e priti serbija dhe miqte etyre evropjan.
U shkaterru njeopull.
PO pasojat dote jene edheme te medha pas miratimit te ligjeve te pakos se Arthisarit.Atehere dote thojne te huajt ju vete keni miratue dhe tashe duhet mi aplikue.hajde shqiptaroviqa hajde.
Si me pas zbrit prej naj planeti te ri komb i ri.Pa flamur tevetein pa komb pa hymnin e vete ku ke pa kesi shteti ne bote.mashallah vetem per nespecial Pavaresi pershesh.
Kenapolicine e sen po e mbrone bethen e vete.E Kjo forca e sigurise me gjysme shqiptare shkije dhe shkije.
Po palle more magar se spo ju ka hije se na flliqt tuj na rre .
Bre zoti ju denofte e kurre dite mos pafshi.ke shkele ne gjakun e deshmoreve o qen.
Tashe rreni jo kjo jo ajo e punet ne vend kane mbet.
Po qka te rujne shtetin keta njerez.Mu kane shtet perme kemi ushtrine e jo siguri multietnike me shqiptare qe ti zgjedh serbija ishe udbashe.
Nuk e dhane jeten femijet tone qe ty te vishe ne pushtet me shoke e tetradhtojshe idealin e luftes.
Mos permen deshmoret qene bire qeni se ske te drejte ti permendesh ata ma.
tradhtare tradhtare shkau ju te gjithe deputet te shitur vetem per karrig.
Vendosni komentin tuaj