Faqja e Pare | Kosova | Khalilzad: Gënjehen ata që mendojnë se pavarësia mund të zhbëhet

Khalilzad: Gënjehen ata që mendojnë se pavarësia mund të zhbëhet

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Këshilli i Sigurimit nuk miratoi një deklaratë presidenciale që ishte vënë në qarkullim nga Rusia, ndërkaq qëndrimi i përfaqësuesit amerikan ishte se çdo rezolutë apo deklaratë e Këshillit tash e tutje duhet të bazohet qartë në realitetin se kemi një shtet të pavarur, Kosovën”. Në të ardhmen roli i BE-së në Kosovë do të zgjerohet, ndërkaq UNMIK-u do t'i përshtatet rrethanave të reja, u tha në takimin e KS të OKB-së kushtuar Kosovës. 
Mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit, ku u debatua për Kosovën, mbase më së miri e karakterizoi ambasadori i Britanisë së Madhe, John Sawers, kur tha se Këshilli nuk kishte dëgjuar asgjë të re nga vendet anëtare, ndërkaq nuk e miratoi as draftin e një deklarate presidenciale.

E vënë në qarkullim nga Rusia, deklarata presidenciale e Këshillit të Sigurimit për të cilën u debatua në konsultimet e mbyllura për media, kishte për qëllim konfirmimin e rezolutës 1244 dhe mandatin e UNMIK-ut në Kosovë, njëkohësisht ajo mbarështronte një tekst ku flitej për sovranitetin, pandryshueshmërinë territoriale dhe pavarësinë e vendeve të njohura ndërkombëtarisht në Ballkan.

Një deklaratë e tillë u kundërshtua nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Britania e Madhe, dhe, ajo deklarativisht nuk mori as pëlqimin e vendeve të tjera anëtare, me arsyetimin se nuk përfshinte ndryshimet që kanë ndodhur dhe nuk paraqiste gjendjen reale në rajon.

"Tani kemi një Kosovë të pavarur ndërkaq rezoluta 1244 është një kornizë dhe mendojmë se Kombet e Bashkuara kanë një rol dhe Sekretariati duhet të vazhdoj t'i raportojë Këshillit. Mirëpo për të tjerat, ne në nivelin e shteteve tona kemi thënë fjalën tonë dhe nuk shoh asnjë arsye të miratimit të deklaratës, ashtu siç na u ofrua. Këtë ua thamë kolegëve tanë në seancën konsultative dhe ishte një pikëpamje që e mbështetën edhe një numër vendesh", tha ambasadori amerikan Zalmay Khalilzad.

Ai shtoi më tej se Këshilli kishte respekt për Serbinë dhe fjala e përfaqësuesve të saj ishte dëgjuar katër herë brenda javëve të fundit, nga presidenti, kryeministri dhe dy herë ministri i jashtëm.

"Mirëpo, gënjehen të gjithë ata në Serbi që mendojnë se mund zhbëhet ajo që ka ndodhur në Kosovë. Atje tani është krijuar një shtet dhe shumë vende të rëndësishme të botës e kanë njohur. Çdo rezolutë apo deklaratë e Këshillit për ta pasur mbështetjen tonë, tash e tutje
duhet të bazohet qartë në realitetin e ndryshuar - e ai është se sot kemi një shtet të pavarur, Kosovën", tha Khalilzad.

Edhe ambasadori britanik, John Sawers duke arsyetuar kundërshtimin për deklaratën tha se “teksti i prezantuar nuk merrte parasysh faktin se disa vende anëtare të Këshillit të Sigurimit e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

"Ne nuk kemi për qëllim ta ndërrojmë qëndrimin tonë", tha Sawers, duke shtuar se përshëndeste faktin që Serbia respektonte rezolutën 1244 e cila garantonte tërësinë e Kosovës”, tha John Sawers.

Ai shtoi se në të ardhmen roli i BE-së në Kosovë do të zgjerohet, ndërkaq UNMIK-u do t'i përshtatet rrethanave të reja, qoftë përmes mandatit të Këshillit të Sigurimit qoftë mbi bazë të direktivave të Sekretarit të Përgjithshëm.

Ambasadori i Rusisë, Vitalij Churkin edhe njëherë tha se realiteti i ri i krijuar në Kosovë, ishte i paligjshëm dhe insistoi që përderisa të mos ketë një rezolutë tjetër që do të zëvendësonte atë ekzistuese - 1244 nuk do të ketë edhe një marrëveshje dhe pajtueshmëri midis serbëve dhe shqiptarëve.

Ndërkaq ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq, tha se pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë kishte një keqësim të gjendjes dhe sërish bëri thirrje për takime të reja midis Beogradit dhe Prishtinës, për të tejkaluar dallimet.
 

Komente (3 vendosur):

goni ne 12 March, 2008 06:30:25
avatar
Faliminderit USA dhe Britani e Madhe per perkrahjen qe ja beni Kosoves, e ju lugatet e pertej karpateve shkoni ne dreq te mallkuar, qelbsira
Teuta ne 12 March, 2008 06:45:34
avatar

Amerik Zoti te Bekoft, kurr nuk i harrojme te mirat e juaja. Jam e gatcme ta dha jeten per Amerik.

Zoti bekofte Ameriken dhe Kosoven Nane

Ju pershendes shqiptarve te vertet
plaku i katunit ne 12 March, 2008 07:22:56
avatar
oj TEUTA heheh hala je gjalla kuku edhe ti po e fort koke kan kishe je dek tybe edhe ti hahah THANK YOU AMERIKA ,,,,,,,,,,,,,,,thank you BRITANIA E MADHE,,,,,,,danke schön GERMANY,,,,,,,merci FRANCE;;;,,,GRACIA ITALY,,,,,DANKE WIL NETHERLANDA ;;;;;;;FLM ALBANIAN,,,,,,faliminderit gjith ato shtete se na kan njoft neve ju pershendet un plaki rrumullaki hahahha

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
5.00