Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara bëri të ditur se do të zhvillojë sot një mbledhje të hapur për Kosovën e cila do të pasohet nga konsultime.
Mbledhja zhvillohet pas kërkesës së bërë nga Serbia e cila donte një takim të ngutshëm për të diskutuar mbi atë që ajo e quante “rëndim të gjendjes” në Kosovë. Pritet që në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të flasë Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç.
Pritet gjithashtu që Serbia të ngrejë çështjen e formimit të “Grupit Ndërkombëtar të Drejtimit për Kosovën” dhe të misionit të Bashkimit Europian EULEX. Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki Mun, qeveria serbe ka thënë se ky grup dhe ky mision nuk kanë bazën e duhur ligjore dhe politike.
Në një njoftim për mediat, zyra e shtypit e Kombeve të Bashkuara thotë se nuk ka gjasa që mbledhja të dalë me ndonjë rezultat të veçantë.
Më 17 shkurt, ditën kur Kosova shpalli pavarësinë, Këshilli i Sigurimit mbajti, me kërkesë të Rusisë, një takim të ngutshëm me dyer të mbyllura. Një numër vendesh kryesore perëndimore u shprehën në favor të propozimit Ahtisari dhe e quajtën deklaratën e pavarësisë si përfundimin e një procesi që i kishte shterruar të gjitha mënyrat për një zgjidhje me negociata. Këto vende deklaruan gjithashtu se procesi ishte në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën 1244. Rusia, nga ana e saj theksoi kundërshtimin ndaj pavarësisë së Kosovës.
Këshilli i Sigurimit vazhdon të jetë mjaft i ndarë rreth çështjes së deklaratës së pavarësisë, e cila kundërshtohet nga Rusia. Megjithëse edhe disa vende të tjera anëtare kanë shprehur shqetësim rreth kësaj deklarate, asnjë prej këtyre vendeve nuk e ka mbështetur sugjerimin e Rusisë se deklarata e pavarësisë duhet shpallur e pavlefshme. Rusia mban aktualisht kryesinë e radhës në Këshillin e Sigurimit.



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (2 vendosur):
Kto te 24 ORE-s jane 24 KARAT'SH KOMUNISTA.
Kush t'ju lavdojne Neo-Komunizmin per to asht i mire s'ka randesi se * e quajne NURISLLAV apo MILLOSHEVIC. Te tjeret jane "armiq".
Shko tek "Korieri" dhe do te shofesh te njejten situate.
Te 24 ORE dhe KORIERI e disa tjera vetem Anti Shqiptarizmi ka vend, na pranohe sa me thane por me synimin me u mbajte nen vezhgim njashtu si kane ba me shklrimet e mija.
N'qofte se ti je Shqiptar ne zemer, une sot nnderroj emnin e shkoj e kerkoj pasaporte Serbe. Une dy i kam qysh tesh qa bo me gjen nese kam edhe nji ma teper!
He si thua?
Vetem me nji kusht. Kush ka lexu shkrimet e mija e te tuajat te na vleresojne.
Vendosni komentin tuaj