24 ore lajme: Mbishkrimet “Republika e Kosovës” edhe në kufi me Maqedoninë Mbishkrimet “Republika e Kosovës” edhe në kufi me Maqedoninë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 10 March, 2008 10:46:00 Pas pikës kufitare Merdare, në kufi me Serbinë, punonjësit e Departamentit të Shërbimeve të Inxhinieringut dhe të Menaxhimit të Ndërtesave të MSHP-së, në bashkëpunim me policinë kufitare, sot, kanë vendosur pllakat me mbishkrimin “Republika e Kosovës” edhe në pikat kufitare me Maqedoninë, në Han të Elezit dhe në Glloboçicë, duke çuar numrin e pikave kufitare me mbishkrimet “Republika e Kosovës”, në tre. Janë këto dy pika kufitare, që ndajnë Republikën e Kosovës me atë të Maqedonisë. Me këto pllaka, numri i pikave kufitare, që kanë mbishkrimet “Republika e Kosovës” arrin në tre. Punonjësit e DSHIMN-së të MSHP-së ditëve të ardhshme do të vazhdojnë vendosjen e pllakave me këtë mbishkrim në të gjitha pikat kufitare, që e rrethojnë Kosovën me vendet fqinje, thuhet në kumtesën për opinion të lëshuar nga Zyra e komunikimit pranë MSHP-së.