Faqja e Pare | Kosova | Mbishkrimet “Republika e Kosovës” edhe në kufi me Maqedoninë

Mbishkrimet “Republika e Kosovës” edhe në kufi me Maqedoninë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

  Pas pikës kufitare Merdare, në kufi me Serbinë, punonjësit e Departamentit të Shërbimeve të Inxhinieringut dhe të Menaxhimit të Ndërtesave të MSHP-së, në bashkëpunim me policinë kufitare, sot, kanë vendosur pllakat me mbishkrimin “Republika e Kosovës” edhe në pikat kufitare me Maqedoninë, në Han të Elezit dhe në Glloboçicë, duke çuar numrin e pikave kufitare me mbishkrimet “Republika e Kosovës”, në tre. 
Janë këto dy pika kufitare, që ndajnë Republikën e Kosovës me atë të Maqedonisë. Me këto pllaka, numri i pikave kufitare, që kanë mbishkrimet “Republika e Kosovës” arrin në tre.
Punonjësit e DSHIMN-së të MSHP-së ditëve të ardhshme do të vazhdojnë vendosjen e pllakave me këtë mbishkrim në të gjitha pikat kufitare, që e rrethojnë Kosovën me vendet fqinje, thuhet në kumtesën për opinion të lëshuar nga Zyra e komunikimit pranë MSHP-së.

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Korrik, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
4.00