Nesër pritet të shpallet konkursi për himnin shtetëror te Republikes se Kosoves
Nesër pritet të shpallet konkursi për himnin shtetëror të Kosovës. Kryesia e Kuvendit do të shpallë konkursin për himnin me kërkesë të presidenti Sejdiu dhe të kryeministrit Thaçi. Por, ekspertët muzikorë thonë ende nuk dihet nëse himni do të përmbajë edhe tekst apo do të jetë vetëm një melodi.
Së shpejti Kosova do ta ketë edhe himnin e vet shtetëror. Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi i kanë kërkuar Kryesisë së Kuvendit që të përshpejtojë procedurat për shpalljen e konkursit për himnin e Kosovës. Kryesia do ta përmbyllë nesër këtë çështje. Kryeparlamentari Jakup Krasnqi nuk shpjegoi se çfarë kritere do të përfshihen në konkurs, por tha se së shpejti ai do të jetë publik.
“Mendoj se nesër do të përmbyllet çështja e kritereve dhe së shpejti do t’i keni të gjitha në mjetet e informimit. Kriteret janë dhe profesionistët do t’i përfillin ato kritere që i përcakton edhe konkursi”, tha Krasniqi.
Por, ende nuk dihet nëse himni i Kosovës do të përmbajë edhe tekst, apo do të jetë vetëm një melodi. Nëse do të përmbajë edhe tekstin, atëherë zgjedhja e himnit do të duhej të bëhej në dy faza, shpjegon kompozitori Baki Jashari.
“Për dallim nga simbolet shtetëror është një vijë melodike ku ka edhe tekst. Sipas logjikës fillimisht do të duhej të shpallej konkursi për tekstin e pastaj për muzikën, pasi që muzika nuk mund të shkruhet pa tekst. Por ne kemi dëgjuar fjalë se himni mund të jetë edhe pa tekst”, tha Jashari.
Baki Jashari vlerëson se përbërja shumëetnike në Kosovë nuk do të paraqiste probleme në përcaktimin e himnit shtetëror, në qoftë se ai do të zyrtarizohej vetëm si një melodi. Në të kundërtën kjo çështje do të ishte më komplekse.
“Sa i përket anës muzikore nuk do të kishim probleme, meqenëse muzika është një gjuhë universale dhe mendoj se aty më së paku do të kishte barriera lidhur me gjithë ato kërkesa që dalin edhe nga plani i Ahtisarit. Mirëpo kur të kemi të bëjmë me tekstin atëherë natyrisht ky është një problem, të cilin ne të gjithë e dimë se është problematike se si të përcaktohet përmbajtja, gjuha e shumë elemente të tjera”, theksoi ai.
Kompozitori Jashari sugjeron se në qoftë se himni nuk do të përmbajë tekst, atëherë duhet ai duhet të komponohet me një melodi të re, e cila do të ishte e pranueshme nga të gjitha bashkësitë etnike në Kosovë.
Ndryshe, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit është marrë vendim edhe për disa rekomandime dhe raporte të qeverisë, të cilat do të procedohen për shqyrtim në seancën e rregullt të Kuvendit që do të mbahet ditën e premte.
Kuvendi mund të mblidhet edhe më herët gjatë javës, në qoftë se qeveria do t’i procedojë në Kuvend për miratim edhe 8 projektligje që dalin nga propozimi i Ahtisarit.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj