Carl Bildt: Kosova do të jetë pjesë e proceseve integruese Evropiane
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu takoi sot , z. Carl Bildt, ministër i Punëve të Jashtme i Suedisë
Presidenti Sejdiu e falënderoi z. Bildt për vendimin e Mbretërisë së Suedisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe për ndihmën e përgjithshme të Suedisë dhënë Kosovës, duke përfshirë edhe prezencën e saj në Kosovë.
Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Fatmir Sejdiu prezantoi qëndrimin e Kosovës për të vazhduar në qasjen e saj themelore, që të jetë një vend demokratik i të gjithë qytetarëve, një vend që do të ketë kujdesinë e veçantë ndaj komuniteteve pakicë, dhe që do të realizojë projektin e rëndësishëm të Presidentit Ahtisaari, si dhe orientimin e Kosovës për të qenë e integruar në mekanizmat euro-atlantike.
Ndërkaq, z. Bild, i cili solli dokumentin zyrtarë të njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës nga vendi i tij, pas takimit me Presidentin Sejdiu tha se u bisedua për ndryshimet që kanë ndodhë në Kosovë dhe për sfidat e vërteta për Kosovën, jo vetëm për tu bërë një shoqëri funksionale multietnike dhe demokratike, por edhe në çështjet ekonomike dhe sociale.
Duke premtuar mbështetjen e vendit të tij për Kosovën ai theksoi: ”Dy tri vitet e ardhshme mund të jenë kritike për Kosovën, para se të ndodhin ndryshimet e vërteta në sferën e ekonomike. Ne do t’ju ndihmojmë aq sa mundemi por, puna duhet të bëhet nga autoritetet e Kosovës”.
Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë shprehu kënaqësinë që vendi i tij është këtu për të ndihmuar dhe pohoi se Kosova do të jetë pjesë e proceseve integruese evropiane e cila është esenciale për një të ardhme paqësore dhe prosperuese për rajonin dhe Kosovën.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj