24 ore lajme: Nënsekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Frid: Kosova është e pavarur, ky është fakt dhe historia duhet të ecë përpara Nënsekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Frid: Kosova është e pavarur, ky është fakt dhe historia duhet të ecë përpara ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 07 March, 2008 05:38:00 Është kënaqësi dhe nder që te jesh në shtetin me të ri në Evropë, ne demokracinë më të re të botës, në Republikën e Kosovës, ishin fjalët e para të Nënsekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Frid, në fillim të vizitës së tij në Kosovës. Frid është zyrtari më i lartë amerikanë që e viziton Kosovën pas shpalljes së pavarësisë. Pas takimit me presidentin Sejdiu, diplomati amerikan ka paraqitur edhe qëndrimin e vendit më të fuqishëm të botës, kundër ndarjes së Kosovës. “Jo nuk besojmë në ndarje . Duhet pasur parasysh faktin se më tepër se gjysma e serbëve të Kosovës jetojnë në pjesët tjera të Kosovës e jo në veri. Jemi të vetëdijshëm për problemet në veri por këto probleme do të zgjidhen pas një kohe. Kosova është e pavarur, ky është fakt dhe historia duhet të ec përpara”, ka thënë Frid. Por zotëri Frid ka kërkuar nga kosovarët që tash të përkushtohen në sfidat me të cilat do të përballen. “Pune e madhe duhet bërë. Tani Kosova është e lirë që t’i zhvillojë institucionet e saj, ta rimëkëmb ekonominë, të tërheqë investime dhe të realizojë të ardhmen e vet si një komb evropian, në një Evropë të Bashkuar”, ka theksuar nënsekretari Frid. Këto komente nënsekretari Frid i ka bërë pas takimit me presidentin Sejdiu, i cili ka theksuar se Kosova e ka arritur pavarësinë e saj falë ndihmës së madhe të miqve të saj, në krye me SHBA-të. Nënsekretari, Frid në këto qaste po takohet me kryeministrin Thaçi, ndërsa në orët e pasdites do të takohet edhe me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.