Faqja e Pare | Kosova | Liderët e Republikës së Kosovës përkulen para varrezave të dëshmorve në Prekaz

Liderët e Republikës së Kosovës përkulen para varrezave të dëshmorve në Prekaz

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nga ceremonia per nder te deshmoreve ne Prekaz ( Kosove 6 mars 2008)

  Në Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së, zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës, presidenti Fatmir Sjediu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, liderë të partive politike, pjesëtarë të TMK-së, veteranë të UÇK-së dhe një numër i madh i qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare kanë bërë homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe dëshmorëve tjerë të familjes Jashari në Prekaz. 
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ia dorëzoi familjes Jashari, dekoratën "Urdhri Hero i Kosovës", me të cilën më 26 nëntor 2004, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova e pati dekoruar komandantin e UÇK së, Adem Jasharin.

Më këtë rast Presidenti Sejdiu tha se familja Jashari është një simbolikë e veçantë e përkushtimit dhe sakrificës për pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se institucionet e Kosovës e kanë jetësuar amanetin e Komandantit Legjendar Adem Jashari, sakrificën dhe vullnetin e tij, dhe shtoi se nuk ka gjë më të mirë se sa sot t'i shohësh bashkë të gjithë në Prekaz, duke respektuar dhe nderuar luftën.

Homazhe u bënë edhe në varrezat e dëshmorëve në vendet e tjera, kurse në Gllogjan bëri homazhe edhe delegacioni i Shtabit të Përgjithshëm të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës i prirë nga gjenerallejtënant Sylejman Selimi.

Sot në mbrëmje mbahet Akademi solemne në sallën “1 tetori” në Prishtinë.

Komente (9 vendosur):

kelmen ne 06 March, 2008 07:07:48
avatar
une mendoj qe edhe ne shqiperi,duhet te ngrihen disa munumente te heroit adem jashari.se ai nuk eshte hero vec i kosoves,por eshte hero mbare kombetar.se e meriton me shume se busti pashait turke ne shkoder,i nje pushtuasi.
plaku i katunit ne 06 March, 2008 07:18:18
avatar
ju lumt ....por mos e harroni edhe njeriun se e shkriu jeten per ket ven per ket liri ish presidentin e ndjer dr.ibrahim rugoven ,,,,ju pershendes repekt nga un plaku nga kroacia
komandat spraiti ne 06 March, 2008 08:43:06
avatar
oooooo teuta osht ma e forta i kam lexu do komente te saj esht ma e shkathta te uroj shum sukse ne jet teuta vetem perpara te pershendes
niku ne 06 March, 2008 08:51:49
avatar
oj teut a qa jeti me siguri te ka mar malli se sot po me duket sje lajmrue hiq e po provokon qe te bejme replika te komentojme se sa po dine
Teuta ne 07 March, 2008 04:55:24
avatar

LAVDI DESHMORVE

E po te ishi ma shume po, laperi, speci, plaku e shume tjer emra, ashte vetem nji "njeri" me shume fetyra, ku ashte shume i lig, edhe perdore emrin tim, aty te tregon ftyra e jote shkja-magjup. Une gjithe kame thane dhe prap thame, mendimet e mia ska kushe ne bote qe mi merr. Une jame shqiptare e vertet, nuk kame 100 fytyra.
Ju kame thane dhe prap ju tham une jame SHOTE GALICA, jam sa shtat burra.

Ju pershendes gjithe shqiptarve te vertet



Majmuni ne 07 March, 2008 05:40:04
avatar
Teuta
Majmuni Laperi ta qite me shme se qka ke.PO ti ishe magjupe gabelk e skishe te ndalur.Mos perzi emrat ketu oj meqke shkau.SE ti krejt Majmna e lapera tu kan ba.Po krejt po tallen me ty.se ishe mu talle.Ti se pari ske fe.E ai qe ska fe ska karakter as ftyer.As shkinat as meqkat sbejne si ti.Po hup zoti tmarrofte pprej ketuhu se spo tka hije.
Po kane naj vejushk rreospi me dunjajen po skojshe te ka mesue Aremije ta paha lane amel.
Luci ne 07 March, 2008 06:38:16
avatar
Teuta
hup moj kafshe se vetem emrin tane pe shohim ketu.PO qkalype ketu bre mijte ti ******.Metvertet kam pa qka skapa po ma grue te flliqur ende skam pa.PO as shkinat as magjupet nuk rrijne tere diten ne internet.PO kjo rua pise ak apo ska Burre apo femije qe ja grehin dizginat .
PO me siguri eshte naj magjupe ja skine vetem provokn.
biri ikosoves (BABLOKU) ne 07 March, 2008 09:08:10
avatar
DESHMORVE:LAVDI LAVDI,LAVDI uqoft,qofshi FAQEBARDH.jufalemderit e per disa te gjall NO COMENT...edhe njiher lavdi deshmorve te kombit ju pershendes te gjith shqiptarve.
komandant kaqiku ne 07 March, 2008 06:58:07
avatar
teuta te pershendes te lumt je e shkelqyeshem vetem perpara

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Gushte, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31
Vlereso artikullin
3.50