24 ore lajme: UNMIK-u thotë se Hekurudhat e Kosovës janë nën kontroll të Prishtinës UNMIK-u thotë se Hekurudhat e Kosovës janë nën kontroll të Prishtinës ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 04 March, 2008 11:26:00 Zyrtarët e UNMIK-ut mohojnë se kontrollin mbi hekurudhat në veri të Kosovës janë duke e ushtruar hekurudhat e Serbisë. "Situata është e tillë që treni i lëvizjes së lirë nuk është lejuar që të shkojë në Zveçan meqë protestuesit serbë kanë bllokuar hekurudhën dhe për shkak të sigurisë treni i pasditës është anuluar. Sa i përket të ardhmes Shtylla e Katërt dhe Hekurudhat e Kosovës do të vendosin nëse do të jetë e sigurt që trenat të qarkullojnë në linjën e zakonshme Fushë Kosovë Leshak", ka thënë zëdhënësja e Shtyllës së Katërt të UNMIK ut Metilde Heneke. Ajo ka shtuar se nuk është në dijeni nëse treni që vjen nga Serbia ka kaluar stacionin në Leshak, kështu që UNMIK u dhe Hekurudhat e Kosovës ende kanë kontroll në hekurudhat në veri të Kosovës. Por treni serb sipas drejtorit të Hekurudhave të Kosovës, Xhevat Ramosaj ka kaluar stacionin e Leshakut edhe pse këtë gjë e kishte të ndaluar.