24 ore lajme: Presidenti Sejdiu priti një delegacion të Parlamentit të Estonisë Presidenti Sejdiu priti një delegacion të Parlamentit të Estonisë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 02 March, 2008 04:24:00 “Kemi ardhur në Kosovë për t’i ofruar ndihmën tonë shtetit të ri të Kosovës dhe do të kthehemi në Estoni me një bindje të plotë se në Kosovë ka hapësirë dhe mundësi të mëdha zhvillimesh e investimesh” tha kryesuesi i delegacionit Estonez, z. Hannes Astok, gjatë takimit me Presidentin Sejdiu. Tani, detyra jonë është që këtë realitet ta përcjellim në qarqet tona me qëllim që Kosova të promovohet edhe jashtë, pohoi ai. Duke e falënderuar delegacionin për vizitën që i bënë Kosovës në ditët e hershme të pavarësimit të saj, Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu theksoi përkushtimin e Kosovës për implementimin e Pakos së Ahtisarit, me theks të veçantë në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë. Po kështu, Presidenti duke shprehur mirëpritjen për prezencën civile ndërkombëtare ushtarake, shprehu bindjen e tij se prezenca e tyre do të ndihmojnë në ecjen e shpejtë të Kosovës drejt bashkëpunimeve regjionale dhe integrimeve auro-atlantike. Gjithashtu, Presidenti theksoi rëndësinë e përvojave të mira që ka pasur Estonia në rrugën e saj për integrime dhe shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim sa më të ngushtë midis Republikës së Estonisë dhe Republikës së Kosovës