Faqja e Pare | Kosova | Bojkotimi i SHPK-së nga serbët i dëmshëm për të gjithë

Bojkotimi i SHPK-së nga serbët i dëmshëm për të gjithë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Shtypi kosovar

EXPRESS
Një krizë e re brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës duket se është në prag të shpërthimit të saj. Burime të gazetës flasin për tensione dhe pakënaqësi në mesin e një pjese të mirë të anëtarëve të Kryesisë së LDK-së. “Ne kërkojmë llogari për humbjen e primatit në skenën politike të vendit dhe për lidhjen e koalicionit me PDK-në”, tha për Express një anëtar i Kryesisë së LDK-së. Të pakënaqurit e LDK-së mendojnë se shkaktar i humbjes së LDK-së në zgjedhje është lidershipi i dobët, ndërkaq lidhja e koalicionit qeverisës me PDK-në përjetohet nga ta si një tradhti... 

KOHA DITORE
Vetëm pesë kilometra nga kryeqyteti, në Graçanicë, Serbia ka shtrirë edhe më shumë autoritetin e saj. Aty ka filluar të ndërtojë dhjetëra shtëpi për serbët “lojalë”, të cilët nuk u binden autoriteteve të Prishtinës. Në Mitrovicë, pushteti i tretë është edhe më shumë i thelluar, meqë institucionet kosovare s’kanë fare qasje atje. “Vetëm premtimi të çohet në vend, sepse gjithçka varet se kur paratë do të derdhen në konton tonë”, thotë Momçillo Llaziq, një prej punëkryesve që ka kontraktuar Qeveria e Serbisë për të ndërtuar shtëpi për serbët e Kosovës...

ZËRI
Koalicioni i fuqishëm i miqve të Kosovës është i vendosur që të mos lejojë ndarjen e Kosovës, ka thënë shefi i sapoemëruar i i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Piter Feith. Pas takimit të së enjtes të grupit prej 15 vendeve mbikëqyrëse për zbatimin e pakos së Ahtisaarit, ku bëjnë pjesë SHBA-të, 12 vende të BE-së si dhe Zvicra e Turqia, Piter Feith i ka kumtuar mbrëmë kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, pozicionin e qartë të këtyre vendeve se nuk do të tolerohet ndarja e Kosovës. Zhvillimet në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë , sipas Piter Feith, tregojnë nuanca se Serbia përpiqet të vërë vija ndarëse në Kosovë...

INFOPRESS
Gjermania do ta shtojë numrin e trupave të saj ushtarake në Kosovë, pas trazirave që pasuan Deklaratën e Pavarësisë, njoftoi një burim ushtarak, duke sqaruar se trupat plotësuese do të jenë nga Bavaria dhe do të dërgohen brenda disa ditëve, si pjesë e një ushtrimi stërvitor, por transferimi ka për qëllim të tregojë fuqinë e forcës në kontekstin e dhunës aktuale. Që nga mesi i marsit, shteti gjerman do të dërgojë edhe 600 ushtarë shtesë, me ç’rast me 2800 ushtarë në Kosovë, Gjermania do të jetë vendi me numrin më të madh të trupave ushtarake në kuadër të NATO-s...

LAJM
Partia Reformiste ORA, pas shumë shtyrjeve të mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor, pritet që të dielën, më në fund, t’i zgjedhë organet e reja drejtuese. Kandidatja e vetme për kryetare të ORA-s është Teuta Sahatçiu, kurse procesi i kandidimit është i hapur deri pak para se të fillojë mbajtja e kongresit. Anëtarë të ORA-s thonë se nëse në krye të saj nuk vjen ndonjë lidership i fuqishëm, disa prej tyre mund ta braktisin partinë... Pak para se të mbahet Kuvendi zgjedhor i ORA-s, katër degë të kësaj partie në kryeqytet, unanimisht kanë vendosur që të pushojnë aktivitetin e tyre politik në kuadër të kësaj partie...

KOSOVA SOT
SHPK-ja, e njohur për multietnicitetin e saj, është goditur nga reagimet e serbëve të dëshpëruar nga pavarësia. Bojkoti në Mitrovicë, në Anamoravë dhe në Graçanicë ka sjellë edhe masën e pezullimit të tyre, ndërsa rroga natyrisht do t’u ecë edhe më tutje. Por, s’është problemi te paga që e marrin pa punuar. Çështja është nëse reagimi i pjesëtarëve serbë në Shërbimin tonë policor do të thellohet gjatë ditëve të ardhshme. Refuzimi i tyre është i dëmshëm për të gjithë, pikësëpari për policinë kosovare. Distancimi i pakicës serbe nga shumica shqiptare shkakton një ndarje që s’e pengon dot...

Komente (5 vendosur):

nebi ne 02 March, 2008 04:23:13
avatar
ne shqiptart jemi gjysmë patriota.e sa i perket politikes smarrum vesh sen duke i perfshire edhe politikanet tone.
ne shqiptaret na shkon ma shum tregtija .ndertimtarija edhe hajdukija deri dikun
Laperi ne 02 March, 2008 04:30:22
avatar
Nebi me vene e ke plotesishte patriota me bateri ka shume..
Azemi ne 02 March, 2008 04:41:45
avatar
E pershendes banin Lumin shue ide te mira.
Kesi njerez i vyne shqiptarise.
Unejame me ju..tashe kame pare qe krejt kjo,,pavaresi " seshte pavaresi po rrena .
Me kete politi po shkaterrohet populli shqiptare po forcohen shkijet.
Pa Flamure kombetare.Ky ishte qellimi i kahmotshem i serbise dhe armieve shqiptare.
Kete e arriten me Politikane servile tradhtare..
nga shala e drenices ne 02 March, 2008 07:07:36
avatar
pershendetje pata deshir me i tregu kete azemit qe flamurin kombetar maje sta mohon askush me mbajt po bota ste njeh edhe ty dhe shqiperin me ni flamur ku ke pa ti keshtu,sje ne rrjedha aspak ,saiperket pavarsis eshte e vertet q enbuk eshte edhe aq pavarsi siq kemi deshir po prap me e mir kjo s e qe kemi qen pa kulfar statusi ,flm jam 23 vjeq pak i ri po disa gjera i kuptoi bukur mir drenice
Azemi ne 02 March, 2008 07:25:22
avatar
Nga shala e drenices
JO Flamuri kombetare dote ndalohet me ligj sipas kushtetutes ,po keta Politikanet jane tuju mashtru me beso.
Dote denohesh si ne kohen e Milloshit nga te huajt.
Ky Flamre eshte i serbise me simbole serbe-se ne komision kishte edhe serbe ky na u ka nderrue vee,m neve e jo serbeve ata mbajne te serbise.
PO nuk duhet te pranojme ne me vullnetin tone-se kete kane dashte armiqte me shekuj.
Tashe e benen shqiptaret ta nderruan.
S a per shtet eshte pavaresi pershesh..
Lexo kushtetuten ne www.Mekuli.com
Kushtetut e hartuar nga udbashet e me parshem qe na denuan na diferencuan ne ate kohe.
Tashe lojal te hujve dhe serbeve.

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Maj, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
0