Faqja e Pare | Kosova | Kosova: Mes shqiponjes dhe 6 yjeve

Kosova: Mes shqiponjes dhe 6 yjeve

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image

Pervjetori i shpalljes se pavaresise se Kosoves ngjalle shume emocione dhe gezim mes qytetareve te Kosoves, por edhe jashte saj. Por kur eshte fjala per simbolet e shtetit, flamurin dhe himnin, ato edhe pas dy viteve nuk kane arritur te pushtojne zemren e njerezve.

“Flamuri i kombit eshte flamuri kombetar. Flamuri qe kemi aktualisht eshte si i nje province apo ndonje partie politike”, eshte shprehur Ramadan Xhama, banor i Prishtines.

“Ne shkolle ne gjithmone kemi kenduar kengen e flamurit dhe kemi vizatuar flamurin kuqezi me shqiponjen ne qender dhe tani eshte pak e veshtire qe te na hyje ne zemer ky flamuri i ri”, thote Elsa Jonuzi, banore e Prishtines.

Por midis flamurit kombetar dhe atij shteteror te Kosoves, ndodhen edhe flamujt partiake.

Flamuri dardan i propozuar nga i ndjeri Ibrahim Rugova per te qene flamuri i shtetit te Kosoves kujtohet nga disa qytetare si dicka qe nuk duhet nenvleresuar.

“Po shkojne edhe flamujt e Shqiperise edhe te Kosoves, por pak me shume po shkojne keta te Dardanise”, pohon tregtari Muharrem Rama.

“Nese do ishim pyetur me kohe nuk do kishim ardhur deri ne kete symbol qe kemi sot. Kane bere gabim qe kane refuzuar simbolin e propozuar nga Ibrahim Rugova”, thekson Shemsi Muqiqi, banor i Prishtines.

Dy vjet pas shpalljes se pavaresise edhe himni i Kosoves, nje melodi qe sipas kompozitorit te saj tregon sesa paqedashes jane shqiptaret, padyshim qe duhet te kishte tekst per te depertuar me shume tek masa.

“Normalisht ketij himni i mungon dicka qe eshte thelbesore, i mungon teksti dhe populli me shume siguri e ka shume te veshtire ta pranoje ate. Kur te behet edhe teksti i himnit, atehere do te jepja nje vleresim se sa popullor eshte ky himn”, deklaron kompozitori i himnit te Kosoves, Mehdi Mengjini.

Komente (4 vendosur):

arlindi.goshic-viti ne 18 February, 2010 12:25:27
avatar
PER MUA FLAMURI IM ESHT FLAMURI KUQ E ZI VETEM ME FLAMURIN KUQ E ZI E NDIEJ VETEN SHQIPTAR DHE PER MUA KESHTU DOTE MBETET PER JET E MOT
maksi ne 18 February, 2010 09:41:37
avatar
nuk mund te imagjinoj nje komb me dy himne dhe dy flamure. ne jemi shqiptare dhe kemi flamurin e SKENDERBEUT.me ka pelqyer ajo thenia / flamuri i ri kosoves me ngjan me flamurin e barcelones/
Bahri ne 20 February, 2010 07:31:32
avatar
Kosova ne te ardhmen duhet te mendon per ndrrimin e flamurit populli duhet te del ne votime per ndrrimin e flamurit, Flamuri i propozuar nga Ibrahim Rugova eshte menyra ma e mire.
lugina ne 21 February, 2010 04:04:50
avatar
flamuri i kosoves nuk me pelqen fare hiq ama hiq,mi fashi kepucet mund te them i pergjan qipros bosnjes dhe harrnave apo berllogjeve.un e nid veten shqipetar me flamur kombetar kuq e zi me shqiponj krenare dy kreneshe.RROFT SHQIPTARIA

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0