Presidenti Sejdiu neser do te vizitoje Shkupin
“Dua të besoj se vizita do të realizohet në këtë cilësi. Çdo qasje tjetër do të jetë jashtë asaj që ne kemi në objektiv. Jemi plotësisht të angazhuar për raportet më të mira të mundshme me të gjitha vendet e rajonit”, tha Sejdiu duke komentuar deklarimet e fundit të qeveritarëve të Maqedonisë për mos pritje me ceremoni zyrtare të presidentit të Kosovës.
Korrespondenti i RTK-së nga Maqedonia ka raportuar mbrëmë se presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov, nuk ka paraparë të organizojë ndonjë ceremoni zyrtare me rastin e vizitës së Kryetarit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, të enjten në Shkup.
“Në këtë takim të parë të dy presidentët do të japin sinjale inkurajimi dhe do të demonstrojnë raporte të mira mes dy vendeve, por nuk mund të vendosin për datën e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, pasi ajo është çështje teknike, për të cilën presidentët nuk kanë kompetenca”, ka njoftuar kabineti i kryetarit te Maqedonisë.
Edhe njoftimet e fundit nga kabineti i presidentit Ivanov bëjnë të ditur se takimi mes tyre do të realizohet në Shkup, në vilën presidenciale “Vodno”, dhe jo siç ishte planifikuar më parë në Ohër. Sipas agjencisë së lajmeve INA, presidenti Sejdiu do të takohet edhe me kryeministrin dhe kryeparlamentarin maqedonas, dhe me përfaqësues të partive politike shqiptare.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (8 vendosur):
kea ku me shkue boll e kena shqiprin e tash po ma rohet ATUTOSTRADA der u me der
RROFET SHQIPTARIA:
rroftë amerika
Vendosni komentin tuaj