Kuvendi i Kosoves zgjodhi sot gjashte anetare te Gjykates Kushtetuese
| Me shumicë votash Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot gjashtë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ata janë Enver Hasani, Gjyljeta Mushkolaj, Iliriana Islami, Kadri Kryeziu, nga komuniteti turk Altay Suroy dhe një nga komuniteti serb, Ivan Çukalloviç, të cilët më pas do të dekretohen nga Presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu. |
| Fillimisht në seancën e sotme kryeparlamentari Jakup Krasniqi kërkoi prezantimin e listës nga ana e grupeve parlamentare. Me një konsensus të arritur me herët LDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përkrahën emrat e prezantuar nga grupi parlamentar i PDK-së. Përderisa lista u përkrah nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Mirëpo partia tjetër opozitare Aleanca Kosova e Re akuzoi rëndë për mënyrën e procedimit të emrave. Deputetja Rita Hajzeraj replikoi me kryeparlamentarin Krasniqi për përzgjedhjen e emrave që ka bërë kryesia e Kuvendit. AKR-ja dhe partia tjetër opozitare dolën me lista te veta të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, mirëpo deputetët me shumicë votash votuan listën e koalicionin qeverisës PDK-LDK të mbështetur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kështu që për anëtarë të saj u zgjodhën Enver Hasani, Gjyljeta Mushkolaj, Iliriana Islami, Kadri Kryeziu, nga komuniteti turk Altay Suroy dhe një anëtar nga komuniteti serb, Ivan Çukalloviq. Gjyqtarët emërohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës për një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi. Gjykata Kushtetuese ka gjithsej nëntë anëtarë, prej të cilëve katër duhet të jenë shqiptarë, një nga minoriteti serb, një nga pakicat e tjera dhe tre ndërkombëtarë. Kryetari i Gjykatës zgjidhet me votat e anëtarëve të gjyqtarëve. |
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
Facebook
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (1 vendosur):
Vendosni komentin tuaj