24 ore lajme: Die Welt: Ndërkombëtarët kanë vjedhur mbi 400 milionë euro në Kosovë Die Welt: Ndërkombëtarët kanë vjedhur mbi 400 milionë euro në Kosovë ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 18 December, 2008 10:59:00 Nga një raport i fshehtë i përpiluar prej dy grupeve të pavarura hetimore nga BE dhe KB, që e ka në dispozicion gazeta gjermane Die Welt, del se në Kosovë korrupsioni dhe mashtrimi përmes tenderëve janë përditshmëri. Raporti konstaton se paratë e tatimpaguesve evropianë janë vjedhur, sidomos nga ndërkombëtarët. Konsiderohet se janë vjedhur më shumë se 400 milionë Euro të dedikuara për sektorin e Energjetikës. Një grup i përbashkët hetimor nga Autoriteti i BE kundër Korrupsionit dhe Mashtrimit, i përbërë edhe nga hetues të Kombeve të Bashkuara dhe Policia Financiare e Italisë ka hulumtuar 50 raste të dyshuara për korrupsion dhe mashtrim parash. Në dymbëdhjetë raste është dëshmuar veprimtari kriminale, thuhet në raportin e fshehtë të këtij grupi hetimor, raport ky që i ka rënë në dorë gazetës gjermane Die Welt. Në 27 raste janë konstatuar parregullsi të procedurave dhe shkelje të rregullave të Kombeve të Bashkuara. 2, 3 miliardë euro të tatimpaguesve evropianë janë derdhur në rindërtimin e Kosovës që nga viti 1999. Kjo do të thotë se BE-ja në Kosovë ka investuar më shumë para se në çdo vend tjetër, jashtë Bashkimit Evropian. Deri në vitin 2011 BE do të derdhë në Kosovë edhe një miliardë euro të tjera. Dy raporte të pavarura, një i Bashkimit Evropian dhe tjetri i Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë se korrupsioni dhe mashtrimi në Kosovë janë përditshmëri. Sipas këtyre raporteve një pjesë e madhe e parave ka humbur kanaleve të errëta. “Kombet e Bashkuara kanë lejuar korrupsionin dhe mashtrimin. Miliona pa numër të tatimpaguesve nga vende të Bashkimit Evropian janë vjedhur pa gjurmë, kurse fajtorët shëtisin të lirë", citon Die Welt zëdhënësen e Komisionit për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Evropian, Ingre Gressle. Brukseli nuk guxon të lejojë edhe më tej që të ndodhë kjo. Kosova në shkurt ka shpallur pavarësinë, e cila është njohur nga 22 vende të BE. Që nga viti 1999 në Kosovë ka qenë e vendosur administrata e OKB-së - UNMIK. Mirëpo, gjatë këtyre viteve vazhdimisht ka ndodhur keqpërdorimi i parasë. Një grup i përbashkët për hetim nga Autoriteti i BE kundër Korrupsionit dhe Mashtrimit, i përbërë edhe nga hetues të Kombeve të Bashkuara dhe Policia Financiare e Italisë ka hulumtuar 50 raste të dyshuara për korrupsion dhe mashtrim parash. Në dymbëdhjetë raste është dëshmuar veprimtari kriminale, thuhet në raportin e fshehtë të këtij grupi hetimor, raport ky që i ka rënë në dorë gazetës gjermane Die Welt. Në 27 raste janë konstatuar parregullsi të procedurave dhe shkelje të rregullave të Kombeve të Bashkuara. Sidomos janë vjedhur paratë e BE të destinuara për fushën e prodhimit të energjisë në Kosovë. Të paktën janë vjedhur 400 milionë euro, që nga viti 1999. Sipas raportit keqpërdorim dhe vjedhje janë bërë edhe me rastin e rindërtimit dhe investimeve në Aeroportin e Prishtinës. Manipulimet janë bërë kryesisht gjatë shpalljes së tenderëve, konstatohet në raportin, pjesë nga i cili boton në numrin e sotëm gazeta gjermane Die Welt.