Faqja e Pare | Kosova | Die Welt: Ndërkombëtarët kanë vjedhur mbi 400 milionë euro në Kosovë

Die Welt: Ndërkombëtarët kanë vjedhur mbi 400 milionë euro në Kosovë

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image faqja e pare e gazetes gjermane Die Welt

Nga një raport i fshehtë i përpiluar prej dy grupeve të pavarura hetimore nga BE dhe KB, që e ka në dispozicion gazeta gjermane Die Welt, del se në Kosovë korrupsioni dhe mashtrimi përmes tenderëve janë përditshmëri. Raporti konstaton se paratë e tatimpaguesve evropianë janë vjedhur, sidomos nga ndërkombëtarët. Konsiderohet se janë vjedhur më shumë se 400 milionë Euro të dedikuara për sektorin e Energjetikës.
Një grup i përbashkët hetimor nga Autoriteti i BE kundër Korrupsionit dhe Mashtrimit, i përbërë edhe nga hetues të Kombeve të Bashkuara dhe Policia Financiare e Italisë ka hulumtuar 50 raste të dyshuara për korrupsion dhe mashtrim parash. Në dymbëdhjetë raste është dëshmuar veprimtari kriminale, thuhet në raportin e fshehtë të këtij grupi hetimor, raport ky që i ka rënë në dorë gazetës gjermane Die Welt. Në 27 raste janë konstatuar parregullsi të procedurave dhe shkelje të rregullave të Kombeve të Bashkuara.

2, 3 miliardë euro të tatimpaguesve evropianë janë derdhur në rindërtimin e Kosovës që nga viti 1999. Kjo do të thotë se BE-ja në Kosovë ka investuar më shumë para se në çdo vend tjetër, jashtë Bashkimit Evropian.
Deri në vitin 2011 BE do të derdhë në Kosovë edhe një miliardë euro të tjera.
Dy raporte të pavarura, një i Bashkimit Evropian dhe tjetri i Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë se korrupsioni dhe mashtrimi në Kosovë janë përditshmëri. Sipas këtyre raporteve një pjesë e madhe e parave ka humbur kanaleve të errëta.
“Kombet e Bashkuara kanë lejuar korrupsionin dhe mashtrimin. Miliona pa numër të tatimpaguesve nga vende të Bashkimit Evropian janë vjedhur pa gjurmë, kurse fajtorët shëtisin të lirë", citon Die Welt zëdhënësen e Komisionit për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Evropian, Ingre Gressle.

Brukseli nuk guxon të lejojë edhe më tej që të ndodhë kjo.

Kosova në shkurt ka shpallur pavarësinë, e cila është njohur nga 22 vende të BE. Që nga viti 1999 në Kosovë ka qenë e vendosur administrata e OKB-së - UNMIK. Mirëpo, gjatë këtyre viteve vazhdimisht ka ndodhur keqpërdorimi i parasë. Një grup i përbashkët për hetim nga Autoriteti i BE kundër Korrupsionit dhe Mashtrimit, i përbërë edhe nga hetues të Kombeve të Bashkuara dhe Policia Financiare e Italisë ka hulumtuar 50 raste të dyshuara për korrupsion dhe mashtrim parash. Në dymbëdhjetë raste është dëshmuar veprimtari kriminale, thuhet në raportin e fshehtë të këtij grupi hetimor, raport ky që i ka rënë në dorë gazetës gjermane Die Welt. Në 27 raste janë konstatuar parregullsi të procedurave dhe shkelje të rregullave të Kombeve të Bashkuara. Sidomos janë vjedhur paratë e BE të destinuara për fushën e prodhimit të energjisë në Kosovë. Të paktën janë vjedhur 400 milionë euro, që nga viti 1999. Sipas raportit keqpërdorim dhe vjedhje janë bërë edhe me rastin e rindërtimit dhe investimeve në Aeroportin e Prishtinës. Manipulimet janë bërë kryesisht gjatë shpalljes së tenderëve, konstatohet në raportin, pjesë nga i cili boton në numrin e sotëm gazeta gjermane Die Welt.

Komente (9 vendosur):

kili kili ne 20 December, 2008 02:03:41
avatar
korrupcioni dhe vjedhja ne kosov eshte profesioni me mi mir nese e lejon gjyqi.vetem vidhni hajna se nuk keni zemer ju per ata qe jan te varfer
ne 20 December, 2008 06:02:26
avatar
cte perbashketa ka Argita e Saliut me kalan e Ali Pashes ne fshatin e Borshit qe vrapon te behet pronarja e ligjshme e kesaj vepre qe i perket vetem fshatit.
ne 20 December, 2008 11:11:37
avatar
Jemi nje grup i vogel prej pese vetesh. Jemi te diplomuar ne univeristet perndimore, USA, Europe per finance dhe jurisprudence. Tre prej nesh kane master.
Ne punojme ne profesionet tona ne USA, Europe, Shqiperi.
Grupin tone e quajme “Thesaret shqiptare”. Kjo sepse ne brenda ligjeve, gjurmojme se ku i cojne leket e vjedhura politikanet dhe qeveritaret shqiptar. Ne pregatisim materiale me provat, analizat dhe hamendesite tona dhe ja paraqisim prokurorise dhe publikut.
Ne nuk do perjashtojme asnje nga gjurmimi jone pavarsit ne se eshte shqiptar apo i huaj per aq kohe sa eshte pasuruar me leket e shqiptareve. Ne se personi .e ka emrin Berishe, Rama, Nano, Meta, Godo, Pollo, Veliaj, Gjinushi, eBollano, Basha, Fazllic, Tom etj neve nuk na bene vone. Ne se dikush deshiron ti shpetoje hetimit tone te ktheje pa kusht leket e pamerituara.
Fatmir Mediu sa here vjen ne USA qendron ne Hackensack, NJ dhe gostitet tek Arena Diner Restaurant, 250 Essex St Hackensack, NJ (201) 342-2275. Mediu strehohet tek hoteli Sheraton jo larg prej Restorantit.
Perse qendron Mediu ne Hackensack? Mendohet se Mediu leket e kontrabandes se armatimeve i con tek nje biznesman Libanez qe quhet Fred Daibes. Gazeta ne USA shkruan se ortakui libanez i Fatmir Mediut humbi 17 milion dollar ne nje firme piramidale 50 bilionshe ( http://www.northjersey.com/business/news/Investor_says_he_lost_kids_trust_funds_in_alleged_scam.html )
Mediu njihet si mashtrues. Ka mundesi qe kjo te jete genjeshter per te gllaberuar 17 milionshin e dollareve si do qe te vje puna.
Mendohet se Mediu kaq bere dhe nje kontribut (dhurate) 100 000 dollarshe nje personi te njohur qe te siguronte influencen e tij. Personi nuk din se leket i jane vjedhur shqiptareve nga “biznesmeni” Mediu.
Prokuroria duhet te hetoje per leke te fshehura te Mediut ne New York, New Jersey, Palm Beach Florida.
Leket jane te shqiptareve. Ato duhet te konfiskohen dhe kthen popullit shqiptar.


Thesaret shqiptare
ari i vjedhur ne 20 December, 2008 12:42:48
avatar
thesaret e shqiperise nuk po na thoni ndonje gje te re.keni te drejte qe duhen demaskuar hajdutet por kur nuk hyn gjembi ne kembe ckuptim ka.dihet se ne shqiperi ska drejtesi, ajo eshte e varur nga shpellori sali e hajnat komuniste te te gjitha ngjyrave.
populli shqiptar tashme e ka kuptuar sa e kote eshte te kerkosh drejtesi ne shqiperine e korruptuar prandaj eshte dorezuar dhe kjo eshte fitore per mafjozet te cilet duke pasur parane dhe pushtetin vecse do ta perforcojne ate ne perjetshmeri.
kur lindi demokracia i quajtem komunistet injorante e te pashkolle qe na moren me qafe.vendin e tyre e zune te diturit e demokracise qe kane fituar master ne universitetet e botes dhe keta te fundit jane me te rrezikshmit se perdorin kalemin me mjeshteri per ti hedhur syte popullit te varfer e te pazote shqiptar. me nje fjale nuk ka lindur ende ai burre apo grua shqiptare te mendoje me shpirt e zemer per te miren e kombit tone.
ne 20 December, 2008 04:28:33
avatar
Sali Berisha ka 18 vjet qe mbrone spiunet dhe agjentet, 18 vjet punon per "serbet" 100% per 100% pasurin e shqiptarve qe punuane si (skllever) 45 vjet me radhe! kete Saliu u dha serbve, Tokat e SHQIPTARVE i mer Saliu me Fazllicin..Qeveria e 18 vitev qeveri-parlament e spiunve dhe e agjenteve..Spiunet dhe Agjentet me te hidhur, (Spiun me diplome) Jozefina Topalli- Sali Berisha-Sabri Godo-Genc Pollo-Astrit Patosi- Jemin Gjana-Aldo Bumci-Prec Zogaj-Ferdinand Xhaferri-Besnik Mustafaj-Ylli Pango-Fatos Beja-Ridvan Bode-Arian Starova-Blerim Cela-Tritan Shehu-Arian Madhi e te tjere e te tjere,Spiuna 118 deputet..Denimi me i lete per keta qe i kane sjelle "Popullit dhe Kombit" (Litari eshte pak...2
Populli u Zgjua
20/12/2008 ora 16:46
ne 22 December, 2008 05:10:29
avatar
Zoti Berisha,1. Cila është lista e emrave që ju dha Ramiz Alia në vitin 1990, pë* të krijuar PD, organet e saj drejtuese, grupin e deputetëve dhe qeverinë e PD në 1992?
2. Cili ka qenë misioni i Pjetë* Arbnorit ngarkuar prej jush dhe Ramiz Alisë, pë* spostimin e ish-të përndjekurve nga qeverisja dhe politika?
3. * keni dhënë urdhë* pë* asgjësim dosjesh të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit, të cilët i ke në PD, në parlament dhe qeveri?
4. Cila është marrëveshja me politikanët majtas e djathtas, pë* të mbyllur dosjet e vitit 1997?
5. Cili është roli juaj i vërtetë në tenderët dhe kontratat e trafikut të armëve dhe zbrazjes së depove ushtarake?
6. * keni telefonuar në ndonjë rast me Diverolin? Po në shtëpinë tuaj, ka qënë pë* vizitë dhe nga cilët shoqërohej?
7. * kanë pirë Trebicka, Pinari dhe Delijorgji e Mediu “kafe pune” në rezidencën qeveritare të Durrësit me ju dhe djalin tuaj?
8. Ku shkonin të ardhurat e firmës së karburanteve të ngritur brenda PD me emrin “Shqiponja” dhe cilët subjekte furnizonte jashtë Shqipërisë?
9. * keni ndikuar pë* lirimin, arratisjen, mos ekstradimin dhe mos hetimin e shumë kriminelëve?
10. Cfarë episodesh ruani në kujtesë, pë* një person të quajtur Hysen Shoshori dhe kujt viti i përkasin?
11. * keni takuar ish studentë dhe * të kujtojnë ata, kohën kur keni qënë sekretar partie ne universitet?
12. Sa spiunë keni në kabinetin tuaj qeverisës, në grupin parlamentar dhe në kryesinë e PD?
13. Çfarë ju lidh me “Tigrin”, të cilin e keni drejtor të *ëndësishëm në kryeministri?
14. * keni miratuar ju, emërimin e Farudin Arapit në krye të Komisionit të Transparencës së Firmave Piramidale?
15. Cili ka qënë kontributi juaj, në lidhje me mos ndjekjen penale të Kosta Trabickës, pë* firmën mashtruese “Anglo-Adriatika” që zhvati letrat me vlerë?
16. Cili është pozicioni juaj i vërtetë, në lidhje me grupin “Hakmarrja pë* Drejtësi” dhe * keni komunikuar me *ëtë grup?
17. Përse i mbyllët dosjet e firmave piramidale dhe kush ju urdhëroi të mos bënit hetime të rregullta?
18. * është financuar PD nga firmat piramidale, cili mbulonte *ëto financa në presidencë e në PD dhe * ka letra të *ëtyre financimeve në dosjet e rrapushëve dhe sudeve?
19. * keni bë*ë takim me transaksionistin grek Vasilis, të lekëve të shqiptarëve gjatë kohës së piramidave dhe cili ka qënë roli juaj në lidhjet e tij me bosët e piramidave shqiptare?
20. * kanë *ërkuar ndihmën tuaj pë* lirim, të burgosurit e Gërdecit, Delijorgji dhe Pinari dhe cili ka qënë “postieri”?
21. Çfarë lidhjesh ka familja juaj me Klanin e Zemunit dhe ku e ka qendrën ky Klan?
22. Cilat janë lidhjet tuaja të vërteta, me firmën turke të telefonisë fikse dhe përse e larguat djalin, nga posti i nëndrejtorit të saj?
23. * janë bë*ë vërtetë 10 milion euro investime në Alb-Telekom dhe * keni përfituar ju, nga kjo aferë korruptive?
24. Kur do t’i hapnin dosjet korruptive të ministrave tuaj dhe të ish-kundërshtarëve politikë, të akuzuar gjatë opozitës?
25. Shqiptarët presin dorëheqjen tuaj. Kur do ta jepni?
kanadezi ne 22 December, 2008 09:45:31
avatar
vjedhje e abuzime keto gjera sot jane bere nje e te pa ndara nga politika shqiptare.kam lexuar shume shkrime e kam degjuar shume diskutime nga analiste e politikane,por nje pyetje me ka munduar gjithenje ci ka shtyre keta trimat e vendit te merren me politike.Per mendimin tim mos valle jane patriotedhe per te shpetuar atdheun jane venve ne krye te vendit,nuk e besoj se te gjithe kur vendi eshte ne rezik marrin rruget me ato pashaportat diplomatike se kuptohet regjimi i vizave per ta nuk ekziston,dhe shduken per atdheun ne vendet me luksoze me shpenzimet e popullit i cili eshte ne gjendje te mjerueshme per mendimin tim demokracia qenka nje forme e re e diktatures ,atehere te rrihnin e te thoshin mos nxirr ze tani te rrehin e te thone therit sa te kesh fuqi se eshte e drejta jote ,pra ky eshte ndryshimi i madh gjaku i mira deshmoreve ,i burgosurve politike i studentave e te gjitheve njerezit e ndershem qe u larguan prej vendit se nuk vjedhin dot e nuk vrasin dot e nuk genjejne se mundi i ture iku kot dhe malli per vendin i djeg me shume se keta horra ne pushtet.Me falni se po shkruaj si shume por te gjithe kjo vorbull politikanesh eshte nje kaskete intrigash e qyqeje qe thurin plane e komplote si te vjedhin e te pasurohen me mire ,por ndoshta dhe populli do zgjohet nje dite e te bojkotoje zgjedhjet te nxjerri dhe nje here njerezit e vet te therese intelektualet e ndershem e te gjithe ata qe studjojne jashte e jane te mdershem te marin vendin e ta nxjerrin nga varferia e korupsioni qe kur te udhetojme me pashaporta shqiptare te ne nderojne si gjithe bota dhe jo sikur tani.respekte
vela ne 22 December, 2008 01:16:58
avatar
Krejt po na vjedhin.
Europa,Shkijet,Politikanet ton,
Greket,Turqit,UNO,Unmiku,Eulex,Bulgaret,Romunet,
Maqedonia,Mali Zi,Russia.

Edhe po na thojn tani edhe hajna,drogirana neper bot.lol
n.gashi ne 01 January, 2009 06:45:09
avatar
Pershendes se pari grupin prej 5 vetash qe paskan bere meister ne usa keta njerze i duhen ballkanit keta vetem keta nese nuk luftohet krimi nga instuti. grupet dhe individet nuk kan mundsi .
Une flas per veten njerzit mendojn dhe kan mendime te dryshme flas per kosove kryeqytetin ,pikerisht per ndertimin eshte tmerr qe nuk ka qen e zoja komuna e prishtines ti ofroj qytetarit qe te ndertoj aty ku do ishte projketi dhe aty ku vete komuna pas pak viteve nuk do kishte telashe.
Me falni se nrrova pak temen tema ishte si ti luftojm keta hajna qe ju ka trash gushat e spo din qka me ba ma me lek eshte tmerr sa ndihmat jane dhane ne kosove e qka eshte ndertu tmerr ,dhe pajtohem plotsisht me ata 5 grupin se vetem nese disa shumices te personave qe ngasin macina nga 100 euro t ju shrohet pytja NGA ERDHET DERI TE KJO PASURI .Dhe te hulumtojn njerzit qe jon profesionalist per kete .
Kriminelet dhe njerzit pa mshire nuk nna duhen neve dhe askujt .
Kam te flas me ore keto por po e le kete me shpres se do vij nje dite dhe keta njereze te dalin para drejtsis.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mik
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Shtator, 2010 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30
Vlereso artikullin
0