EULEX vendoset ne te gjithe Kosoven
Misioni i Bashkimit Europian, EULEX ka nisur sot ne mengjes veprimtarine e tij ne Kosove. 1400 pjesetaret nisen punen ne fushen gjyqesore dhe te drejtesise. Zyrtaret e ketij misioni qe zevendesuan misionin UNMIK kane hyre pa probleme ne te gjitha krahinat e vendit, ndersa shefi i misionit Iv de Kermabo pergezoi qeverine e Kosoves per bashkepunimin.
"Ekipi i EULEX eshte vendosur pas nje problem ne piken 1 dhe 31. Njerezit tane jane vendosur ketu dhe kane nisur punen e tyre", u shpreh Kermabo.
Nga ana e tyre kreret e Kosoves kane komentuar shtrirjen e misionit si te sukseshme, por kane nxituar te theksojne se prania e EULEX do te jete simbolike.
"Paralelisht do te kete bashkepunim te institucioneve te Kosoves, ne mbeshtetje te demokracise dhe integritetit te vendit", u shpreh presidenti, Fatmir Sejdiu.
Ndersa kryeministri Thaci u shpreh se nisja e punes se EULEX ka nje domethenie te vecante, sidomos per veriun, pasi edhe aty cdo veprim do te jete ne perputhje me Kushtetuten e dokumentin Ahtisari.
Bashkimi Evropian pershendeti vendosjen e misionit dhe perfaqesuesi Peter Feith tha se te gjithe qytetaret duhet ta pranojne.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | 2 | 3 | 4 | |||
| 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 |
| 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 |
| 19 | 20 | 21 | 22 | 23 | 24 | 25 |
| 26 | 27 | 28 | 29 | 30 | 31 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj