BE vendos për dërgimin e misionit EULEX në Kosovë
Bashkimi Evropian ka miratuar vendimin për dërgimin e misionit në Kosovë. Vendimi është miratuar në mesnatë, pasi që asnjë nga 27 vendet anëtare të BE-së nuk kundërshtuan planin operacional. Misioni do të ketë rreth dy mijë pjesëtarë, do të quhet EULEX dhe pritet të dislokohet në Kosovë, duke filluar nga java e ardhshme.
Ky mision ka për synim të ndihmojë autoritetet kosovare në ndërtimin e një sistemi ligjor, që do të mbështetej në parimet e multietnicitetit. Vendimi për misionin është miratuar sipas të ashtuquajturës "procedurë e heshtur", ndërsa do të kryesohet nga holandezi Pieter Feith.
Pritet që misioni të marrë kompetencat e UNMIK-ut në qershor të këtij viti.
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (2 vendosur):
Vendosni komentin tuaj