Presidenti i Kosoves Sejdiu dekretoi te ngarkuarit me pune ne ambasadat e Kosoves
| Në pajtim me nenin 84 pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu e miratoi sot listën e të ngarkuarve më punë në ambasadat e para të Republikës së Kosovës. Lista me emrat e të ngarkuarve më punë i ishte dorëzuar presidentit Sejdiu me 28 gusht nga ana e Qeverisë së vendit. |
| Presidenti Fatmir Sejdiu e ka dekretuar listën e të ngarkuarve më punë në ambasadat e para të Republikës së Kosovës duke i hapur rrugën funksionalizimit të plotë të diplomacisë së shtetit tonë. Të ngarkuar me punë ne ambasadat e para të Kosovës janë : në Uashinton- Avni Spahiu, në Bruksel- Ilir Dugolli, Paris- Muhamedin Kullashi, Berlin- Vilson Mirdita, Vjenë – Sabri Kiqmari , Londër- Muhamet Hamiti, Bernë-Naim Malaj, Romë-Albert Prenkaj dhe në Ankara- Bekim Sejdiu. Presidenti Sejdiu vlerësoi se institucionet kosovare e kanë bërë një zgjedhje shumë të mirë të të ngarkuarve me punë. “ Është me rëndësi që e kemi kryer këtë punë. Është një vendim pas konsultave të gjata. Mendoj se kemi bërë një zgjedhje jashtëzakonisht të mirë të të ngarkuarve me punë dhe besoj se Ministria e jashtme do t'i marrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i kryer aspektet logjistike për të pasur një fillim të mirë “, tha presidenti me këtë rast. Numri një i shtetit tha se Kosova së shpejti do ta zgjerojë rrjetin e saj diplomatik. Ndërkaq, i ngarkuari me punë në ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington, Avni Spahiu tha se si prioritet i tij do të jetë forcimi dhe mbajtja e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prioritet tjetër, sipas Spahiut ,do të jetë edhe ndihmesa për komunitetin shqiptarë që jeton në Amerikë si dhe lobimi për njohjen e pavarësisë edhe nga ato shtete që deri më tani nuk e kanë bërë një gjë të tillë . Qeveria ka ndarë një buxhet prej 25 milion euro për blerjen e objekteve të ambasadave të Kosovës në vende të ndryshme të botës, ndërkaq të ngarkuarit me punë pritet që të vendosen në ambasadat e Kosovës në muajin tetor. |
Kerkoni ne arkiv
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 |
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj