Faqja e Pare | Kosova | Konferenca e Donatorëve ndihmë e madhe për Kosovën, por edhe sfidë për institucionet e saj

Konferenca e Donatorëve ndihmë e madhe për Kosovën, por edhe sfidë për institucionet e saj

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Duke punuar ne nje rruge ne kryeqytetin e Kosoves Prishtine

Nё Konferencën e Donatorëve për Kosovën qё do mbahet nesër, tё cilёn e organizon Komisioni Evropian pritet qё tё premtohen rreth 1 miliard euro ndihmë. Nё vlerësimet e Komisionit Evropian qëndron se nevojat buxhetore në Kosovë për 3 vitet e ardhshme janë rreth 1.4 miliard euro, apo rreth 500 mil ne vit. 
Pavarësisht nga paralajmërimet nёpёr mediume rreth shifrave tё larta tё premtimeve, komisionari evropian pёr zgjerim Oli Rehn, nё disa deklarata tё kohёve tё fundit, ka thёnё se gjatë sё premtes prêt qё donatorët do premtojnë 1 miliard euro, ndërsa zyrtarët mё optimist tё Komisionit Evropian nuk e pёrjashtojnё mundёsinё qё shuma tё jetё mё e lartё, por jo mё shumë se 1.2 miliard euro.

Kjo duke pas parasysh se Komisioni Evropian tashmë ka paralajmëruar se do t’i premtojë 500 milion euro, ndërsa Washigntoni zyrtar 400 milion dollarë.

Nё Konferencën donatore tё ditës sё nesërme do marrin pjesë edhe shtetet e Bashkimit Evropian veç e veç dhe nuk përjashtohet mundësia qё edhe kёto tё japin premtime pёr asistence financiare Kosovës, jashtë asaj qё jepet në emër tё Komisionit Evropian.
Nё kёtё kuadёr ёshtё edhe premtimi nga Britania e Madhe se nё Konferencën donatore do ofrojë 23 milion funta, pёrkatёsisht rreth 30 milion euro.

Zyrtarët e Komisionit Evropian tërheqin vërejtjen se kjo do të jetë ndihmë e madhe për Kosovën, por njëkohësisht edhe test dhe sfidё pёr autoritete kosovare qё tё dëshmojnë se munden dhe kanë kapacitete për të menaxhuar ne mënyrë të duhur me këto mjete dhe tё parandalojnë ndonjë rast tё mundshëm tё korrupsionit.

Ndryshe, nё Bruksel tashmë gjendet delegacioni i Qeverisë sё Kosovës, i cili organizon sonte njё pritje solemne me rastin e mbajtjes sё Konferencës së donatorëve gjatë ditës sё nesërme. 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Nentore, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Vlereso artikullin
0