Arrestohet gazetari dhe intelektuali i njohur kosovar Baton Haxhiu
Çeshtja “Haradinaj” çon drejt gjykates gazetarin e njohur kosovar, Baton Haxhiu. Gjykata e Hages akuzoi publicistin e njohur per zbulimin e identitetit te nje prej deshmitareve ne gjyqin kunder ish-kryeministrit te Kosoves. Haxhiu eshte arrestuar te marten dhe do te paraqitet te merkuren para trupit gjykues, ben te ditur agjencia e lajmeve Associated Press. Gjykata ka bere te diturt se Haxhiu do te deklaroje sot nese eshte fajtor apo jo per akuzat e ngritura nga prokuroret e Hages. Sipas tyre, publicisti 42-vjeçar ka publikuar emrin e nje deshmitari, identiteti i te cilit ishte fshehur nga Haga, per arsye te mbrojtjes se tij. Deshmitari duhej te dilte para gjykates per te deshmuar kunder ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Ish-shefi i qeverise kosovare u lirua nga akuzat dhe u shpall i pafajshem ne nje gjyq, qe sipas gjykatesve u zhvillua ne nje atmosfere jo te qete per deshmitaret. Pak jave me pare edhe ish-ministri i Kultures ne Kosove, Astrit Haraçija si dhe bashkepunetori i tij, Bajrush Morina, u akuzuan nga Gjykata e Hages per frikesim te deshmitareve ne gjyqin kunder Haradinajt.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj