Faqja e Pare | Kosova | Pas fuqizimit të Kushtetutës fillon transformimi i TMK-së në Forcë të Sigurisë së Kosovës

Pas fuqizimit të Kushtetutës fillon transformimi i TMK-së në Forcë të Sigurisë së Kosovës

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Pjesetare te Trupave te Mbrojtjes se Kosoves


 
Procesi i transformimit të TMK-së në një forcë të sigurisë prej 2 mijë e 500 trupash, siç është paraparë me Pakon e Ahtisaarit, do të fillojë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës. Sipas zyrtarëve të TMK-së janë bërë të gjitha përgatitjet për transformim e kësaj strukture, përderisa zyrtarë të Qeverisë thonë se 15 qershori do të gjejë Kosovën edhe me Ministrinë e Mbrojtjes. 
Transformimi i TMK-së në Forcë të Sigurisë së Kosovës, sipas planit të Ahtisaarit, parashikohet të përfundojë brenda 16 muajve. Zyrtarë të TMK-së thotë se janë bërë të gjitha përgatitjet sa i përket këtij procesi, duke shtuar se ngecja qëndron në faktin se është një proces politik.

Zëdhënësi i TMK-së Enver Dugolli tha se tashmë ka filluar faza planifikuese e cila është e udhëhequr nga NATO-ja.

“Grupet punuese të TMK-së po funksionojnë, ne i kemi dërguar propozimet tona në Grupin planifikues që udhëhiqet nga NATO-ja, kemi kryer punën tonë në të gjitha aspektet, edhe të emblemave, të infrastrukturës, të lokacioneve dhe në të gjithë lëmenjtë tjerë”, ka sqaruar Dugolli.

Edhe pse FSK do të jetë një forcë moderne, me numër të reduktuar të pjesëtarëve, konsiderohet problem mospërfshirja e të gjithë pjesëtarëve të TMK-së në FSK.
Mosha, gjendja shëndetësore, kualifikimi, përgatitja fizike e psikike janë disa kritere që duhet të plotësohen. Të gjitha ata të cilët nuk i plotësojnë këto kritere, nuk do të jenë pjesë e FSK-së, andaj parashihet edhe miratimi i një ligji të veçantë për pensionim të parakohshëm që, sipas ëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, kjo çështje do të rregullohet me ligj përkatës, i cili së shpejti do të miratohet në Kuvend.

“Ne do të mundohemi fillimisht t’i nxjerrim kuadrot e domosdoshme prej TMK-së për FSK-në, ndërsa për ata të cilët nuk do të jenë të suksesshëm në Forcën e re të Sigurisë, do ta nxjerrim ligjin për pensionimin e parakohshëm e pjesëtarëve të TMK-së”, ka thënë Kuçi.

Bëhet e ditur se do të ketë edhe rekrutë të rinj, sidomos në grada të ulëta. Zëdhënësi i TMK-së, Enver Dugolli, thotë se procesi i rekrutimit ndoshta është i pashmangshëm, për shkak të moshës mesatare të pjesëtarëve të TMK-së, që nga themelimi i këtij institucioni
“Mosha mesatare e TMK-së që nga themelimi është bukur e shtyrë, për arsye se është bërë një periudhë e gjatë që nga përfundimi i luftës dhe gati të gjithë pjesëtarët janë ish pjesëtarë të luftës dhe kështu doemos na dikton kjo formë që të ketë rekrutë të rinj”, thotë Dugolli.

Ministria e Mbrojtjes, e cila do ta kontrollojë FSK-në, sipas qeveritarëve, pritet ta fillojë punën kah mesi i qershorit. Zëvendëskryeministri Kuçi beson se kjo do të jetë një Ministri e mirëfilltë e Mbrojtjes, duke shtuar se të gjitha përgatitjet po bëhen në koordinim me faktorin ndërkombëtarë.

“Jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet në konsultim edhe me faktorin ndërkombëtarë, ngase aspekti i sigurisë është paksa i ndejshëm dhe besojmë se 15 qershori do ta gjejë Kosovën me të gjitha organet komplete”, ka theksuar Kuçi.

Ndërsa ekspertë ushtarakë vlerësojnë se rishikimi i situatës së sigurisë nga ana e NATO-s është një proces normal, pas shpalljes së pavarësisë. Anëtari i Komisionit për siguri në Kuvendin e Kosovës, Naim Maloku, tha se FSK do të kenë mbikëqyrje të dyfishtë nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Komanda e NATO-s, e cila edhe më tej do të jetë përgjegjëse për mbrojtjen e sigurinë e jashtme

Roli kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë ngritja dhe zhvillimi i FSK-së, e cila sipas Malokut, pas 5 vitesh do të duhej të parashtrohej kërkesa për marrjen e Kompetencave në sigurimin e territorit të Kosovës si dhe ndërrimin e ligjeve përkatëse që FSK-ja të shndërrohet në Ushtri të Kosovës.

Ndryshe, zyrtarë të NATO-s nuk kanë dhënë hollësi se kur do të fillojë trajnimi i Forcës së ardhshme të Sigurisë të Kosovës, ngritja e së cilës në bazë të pakos së Ahtisaarit, duhet të ndihmohet nga forcat e NATO-s.
 
 

 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Nentore, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Vlereso artikullin
0