Faqja e Pare | Kosova | Qeveria e Kosoves miraton krijimin e sherbimeve te Inteligjences dhe festat shteterore - Heq dore nga festimi i 28 nentorit

Qeveria e Kosoves miraton krijimin e sherbimeve te Inteligjences dhe festat shteterore - Heq dore nga festimi i 28 nentorit

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Nga mbledhja e qeverise se Kosoves

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 21-të, drejtuar nga  kryeministri z. Hashim Thaçi, ka  shqyrtuar dhe miratuar një pako prej gjashtë projektligjesh  të reja, të cilat dalin nga Propozimi Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës të Presidentit Martti Ahtisaari. 
Në mbledhje u miratuan këto projektligje: Projektligji për Azil; Projektligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës; Projektligji për Menaxhimin e Integruar dhe Kontrollin e Kufirit Shtetëror; Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë; Projektligji për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. Këto projektligje do t’i procedohen Kuvendit për miratim.
Kryeministri Hashim Thaçi duke folur për rëndësinë e këtyre projektligjeve ka thënë se, ne po përmbushim obligimet para bashkësisë ndërkombëtare dhe para vetvetes për të kompletuar infrastrukturën ligjore për funksionimin në plotni të shtetit demokratik të Kosovës.  
Kryeministri Thaçi tha seinstitucionet e Kosovës do të fillojnë së funksionuari në plotni si institucione të mirëfillta shtetërore, nga 15 qershori kur hynë në fuqi Kushtetuta e Kosovës. Deri atëherë duhet të jemi të gatshëm me infrastrukturën ligjore. Prandaj, edhe Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës është i një rëndësie jetike, por edhe një përgjegjësi e madhe për vendin, qytetarët, për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. “Shërbimi i inteligjencës assesi nuk do të jetë me ndikime partiake apo politike, por do të jetë një institucion shtetëror profesional dhe shumetnik, që do t’i kontribuojë paqes dhe sigurisë”, tha kryeministri Thaçi.  
Duke e bërë prezantimin e Projektligjit për Shërbimin e Inteligjencës, zëvendëskryeministri Ramë Manaj tha se me këtë projektligj përcaktohet përdorimi i të gjitha mjeteve të arsyeshme dhe ligjore për sigurinë në Kosovë. 
Lidhur me projektligjin, po ashtu shumë të rëndësishëm, atë për Festat shtetërore, Kryeministri Thaçi përmendi 11 festat shtetërore: Dita e Shpalljes së Pavarësisë, 17 Shkurti, Dita e miratimit të Kushtetutës, Dita Ndërkombëtare e Punës -1 maji, Dita e Evropës , 9 Maji, Festa e Bajramit të Madh, ajo e Bajramit të Vogël, Krishtlindjet me 25 dhjetor,  Krishtlindjet ortodokse, 6 janar, Pashkët Katolike dhe Pashkët Ortodokse. 
Në pikën, të ndryshme, Kryeministri Thaçi porositi ministrat që të punojnë me përkushtim për përgatitjen e Projektligjit për Ndërmarrjet Publike, Projektligjit për Koncesionet, atë për Presidentin, Qeverinë, Gjykatën Kushtetuese dhe Projektligjin për Protokollin e Shtetit.   

Komente (3 vendosur):

osama barak ne 19 May, 2008 10:16:16
avatar
Thaci per dite e me shume po harron historine apo ben si i thote evropa?
besoj se parlamenti do reagoje dhe 28 te perfshihet.ne qofte se nuk ndodh, shume do ndryshoje dhe opinioni shqiptar.
Vjollca Selami ne 19 May, 2008 10:37:21
avatar
Kur e lexova kete lajm u medysha nje cope here. Eshte e mire apo s'eshte e mire? Cfare duhet te shkruaj? Eshte e vertete se Kosova tashme eshte shtet sovran dhe i pavarur. Ajo nuk eshte me pjese e serbise sic nuk eshte edhe pjese e Shqiperise shteterore.Por me 28 nentor te vitit 1912 shqiptaret shpallen edhe pavaresine e kosoves, megjithese ajo vazhdoi te mbahej e okupuar nga serbet. fakt eshte qe Kosova nuk u njoh asnjehere nderkombetarisht deri me 17 shkurt te vitit 2008 kur ajo shpalli pavaresine e pjeses, pra te Kosoves, nga serbia.Perderisa pranojme 17 shkurtin, duhet te pranojme se festa e pavaresise se Koosoves eshte kjo date. Por cfare perfaqeson 28 nentori qe qeveria e Kosoves e fshiu me nje te levizur te gomes se lapsit? Kjo eshte nje pyetje e veshtire per tiu pergjigjur. Sepse Kosova e sotme nuk eshte thjesht vend i shqiptareve te pavarur, por eshte edhe i serbeve te pavarur dhe i komuniteteve te tjera. Por fakti eshte se komuniteti shqiptar kryesisht por edhe ai serb deri diku kane vertet peshe reale ne Kosove. Qeveria e Kosoves nuk eshte thjesht qeveria e shqiptareve te Kosoves por eshte edhe qeveria e serbeve te Kosoves. Duke u menduar , i dhashe karar qe do te ishte me mire qe qeveria e Kosoves te shtoje edhe dy festa zyrtare ne kalendarin e saj: e para te jete feste 28 nentori dita e shpalljes se pavaresise se Shqiperise edhe 15 shkurti qe eshte festa kombetare e Serbise. Do te ishte Kosova nje shembukll i bukur nese do te vendosnin qe shquiptaret te festonin edhe festen e bashkeshtetasve te tyre serbe dhe serbet te festonin edhe festen e bashkeshtetasve te tyre shqiptare. Vetem keshtu Kosova do te mund te forcohet dhe zhvillohet si nje etnitet i fuqishem shteteror. Nese me nje te rene te gomes qeveria e Kosoves fshin festat kombetare te serbeve dhe shqiptareve , ajo s'ben gje tjeter vecse fsheh koken si struci; nese vendos vetem njeren atehere zyrtarizon ndarjen e Kosoves, dhe nese i vendos te dyja tregon qe eshte qeveri serioze e angazhuar te ndertoje vertet nje shoqeri demokratike dhe multietnike
osama barak ne 19 May, 2008 01:41:30
avatar
vertet ne nje bote ideale do te ishte e pranueshme qe te dy datat te perfshiheshin por imagjino reagimin e shumices qe sdo te kete te beje me pakicen serbe, gjithashtu fakti qe sjane pranuar asnje nga keto data eshte sinjal i kosoves vet,me duket mua,por edhe i botes qe te mos enderohet per nje shqiperi te madhe.fakti qe kryeministri Thaci nuk e konsideroji eshte nje tradheti ndaj historise se kombit.

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Nentore, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Vlereso artikullin
3.50