Shtyhet per disa jave vendosja e misionit Eulex ne Kosove
Bashkimi Evropian sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë në gjendje që të merr përsipër misionin ne afatin e përcaktuar, e kanë pranuar sot zyrtarët të ngarkuar me çështjen e Misionit evropian në Kosovë. “Data 15 qershor do jetë shumë e vështirë për t’u arritur në mënyrë që ne të jemi plotësisht operacional”, ka deklaruar në Bruksel Victor Reuter.
Ndonëse ishte spekuluar shumë kohë me parë, megjithatë për herë të parë sot edhe zyrtarisht është konfirmuar se misioni do shtyhet për, siç thuhet këtu, disa javë. Zyrtarët e këtushëm pohojnë se janë të ballafaquar me problem të natyrës teknike dhe e gjithë kjo shkakton shtyerjen.
“Ne jemi në fazë të dislokimit, mirëpo logjistika e kërkuar e bën të pamundur që e gjitha të jetë e kompletuar deri me 15 qershor”, ka thënë një burim evropian.
Se EULEX po ngec e ka pranuar edhe vet shefi i misionit Ives de Kermabon, i cili në një intervistë dhënë agjencinë AFP ka thënë se tash është e qartë se përgatitjet nuk po përparojnë dhe se situata do jetë e tillë përderisa nuk gjendet ndonjë kornizë e qartë politike. Për këtë situatë të krijuar, De Kermabon akuzon Rusinë dhe Kombet e Bashkuara.
“Misioni është në pritje të vendimeve nga Kombet e Bashkuara”, ka thënë de Kermabon duke shtuar se “sa herë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s Baan Ki Moon ka tentuar të dërgojë sinjale pozitive, ai është bllokuar nga ana e rusëve të cilët, siç thotë de Kermabon, në prapavijë kanë ndërmarrë veprime për ta bllokuar. Andaj, sipas shefit të EULEX-it, edhe pas 15 qershorit, UNMIK-u do ketë rolin kryesor në Kosovë.
Një zyrtarë i ngarkuar me këtë çështje, situatën e krijuar e shpjegoi me fjalët : “Është e thjeshtë ; UNMIK-u nuk do largohet me 15 qershor, andaj edhe ne nuk mund të hyjmë pa largimin e tyre”.
| Dj | Hn | Mr | Mk | Ej | Pr | Sht |
| 1 | ||||||
| 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
| 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 |
| 16 | 17 | 18 | 19 | 20 | 21 | 22 |
| 23 | 24 | 25 | 26 | 27 | 28 | 29 |
| 30 |



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj