Faqja e Pare | Kosova | Krerët e Kosovës vlerësojnë si lajm të mirë për rajonin fitoren e forcave proevropiane në Serbi

Krerët e Kosovës vlerësojnë si lajm të mirë për rajonin fitoren e forcave proevropiane në Serbi

Zgjidhni madhesine e germes: Decrease font Enlarge font
image Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu

  Autoritet në Prishtinë vlerësuan sot se fitorja e forcave demokratike në Serbi është lajm i mirë për rajonin. Përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës vlerësuan se një qeveri demokratike në Beograd do t’i ndihmonte bashkëpunimit më të mirë rajonal. Njëkohësisht përshëndetet vendimi i Rykerit për anulimin e zgjedhjeve lokale serbe në territorin e Kosovës. 
Prishtina zyrtare e ka vlerësuar zhvillim pozitiv për rajonin fitoren e bllokut proevropian në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Serbi.

Me këtë rast, presidenti Fatmir Sejdiu ka përsëritur qasjen e Kosovës për bashkëpunim me të gjitha shtete e rajonit, përfshirë këtu edhe Serbinë.

“Për ne është shumë me rëndësi që i gjithë rajoni të marrë një kahje të mirë në zhvillimin e proceseve demokratike dhe të ecjes drejt proceseve të integrimeve . Në mbesim gjithmonë në ofertën tonë që e kemi dhënë edhe gjatë bisedimeve, se Kosova është jetësisht e interesuar të ketë raporte fqinjësore me gjithë fqinjët e vet, në këtë rast edhe me Serbinë. Mendoj se është një shans normal që e ardhmja të jetë një e ardhme e raporteve të mira ndërfqinjësore në mes të shteteve sovrane”, ka thënë presidenti Sejdiu.

Sejdiu e ka përshëndetur vendimin e shefit të UNMIK-ut , Joakim Ryker, për të anuluar rezultatin e zgjedhjeve lokale që janë mbajtur edhe në Kosovë.

”Ne nuk shohim validitetin e njerëzve në procese elektorale, por i shohim qytetarët serbë që duhet të jenë, që në të ardhmen duhet të jenë kontribuues të barabartë të demokracisë“, ka theksuar Sejdiu.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, tha se populli serb ka bërë zgjedhjen e vet, ndërsa zhvillimet në Serbi nuk do të kenë kurrfarë reflektimi në Kosovë.

“Ne gjithnjë kemi thënë që jemi të interesuar që në Serbi të vijnë forca demokratike, forca proevropiane dhe si duket këto forca kanë fituar më tepër, por fundi i fundit është çështje e brendshme dhe interes i Serbisë se cilës forcë do t’ia japin votat”, ka thënë Krasniqi.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi, tha nga ana tjetër se formimi i një qeverie me orientim demokratik në Serbi do ta lehtësoj në masë të madhe dialogun dhe bashkëpunimin rajonal.

“Kur qeveritë përreth nesh, në këtë rast qeveria e Serbisë, do të jetë demokratike dhe proevropiane dhe pro integrimeve, do të jetë më lehtë për qytetarët e Serbisë, por me siguri do të jetë më koperuese edhe për rajonin përfshirë edhe Kosovën, për proceset integruese në BE”, ka thënë Kuçi.

Sipas udhëheqësve të institucioneve , proceset në Serbi nuk do të kenë ndikim në shtetin tonë, pasi sipas tyre Kosova tashmë ka hyrë ne rrugën e integrimeve evropiane.
 
 

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

Vendosni imazhin e sigurise:

  • email Email tek nje mike
  • print Version i printueshem
  • Plain text Teksti
Kerkoni ne arkiv
first first Nentore, 2008 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30
Vlereso artikullin
0