"Vetëvendosja" organizoi protestë kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë
| "Vetëvendosja" organizoi protestë kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë |
| Disa qindra qytetarë iu bashkuan protestës kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, të organizuar nga Vetëvendosja. Lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti, ka thënë se në rast se populli nuk do të protestonte, atëherë bota do ta kuptonte se shqiptarët pajtohen me këto zgjedhje, dhe sipas tij faktori ndërkombëtar do të mendonte edhe për kantonizimin e Kosovës. |
| Protesta, e cila u mbajt me simbolikën e hedhjes së mbeturinave ne objektet e institucioneve, nisi në orën 14, nga selia e "Vetëvendosjes", për të parakaluar pranë institucioneve qeveritare dhe selisë së UNMIK-ut. Nuk është njoftuar për incidente. Në anën tjetër, as institucionet kosovare as ndërkombëtare nuk kane paralajmëruar pengesa për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë. |
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj