Qeveria e Kosoves:Page, Makine dhe shofer personal per simbolin e rezistences kosovare Adem Demaci
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e saj të 18-të, ku ka shqyrtuar një varg çështjesh nga fushë veprimtaria e saj.
Duke vlerësuar angazhimin dhe sakrificën e Simbolit të rezistencës, Mandelës së Kosovës, veprimtarit të shquar të rezistencës shqiptare, Adem Demaçit, Qeveria e Kosovës, me nismën e kryeministrit Thaçi ka marrë vendim që t’i akordojë atij një pagë, një automjet dhe një vozitës personal.
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në fjalën e hapjes ka vlerësuar gjendjen e sigurisë në vend si të mirë dhe ka lavdëruar punën e organeve të sigurisë gjatë javës.
Kryeministri Thaçi ka shprehur falënderimin, në emër të Qeverisë për njohjen e Kosovës nga Burkina Faso dhe ka lavdëruar punën e ministrit të Jashtëm në kontaktet e shumta në funksion të lobimit për njohjen e Kosovës së pavarur.
Duke vlerësuar angazhimin dhe sakrificën e Simbolit të rezistencës, Mandelës së Kosovës, veprimtarit të shquar të rezistencës shqiptare, Adem Demaçit, Qeveria e Kosovës, me nismën e kryeministrit Thaçi ka marrë vendim që t’i akordojë atij një pagë, një automjet dhe një vozitës personal.
Kryeministri Thaçi ka theksuar se Adem Demaçi gëzon respektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, por edhe të botës demokratike.
Qeveria e Kosovës ka aprovuar, gjithashtu, edhe fillimin e procedurave që shtëpinë, ku ka vepruar Adem Demaçi gjatë periudhës 1998-99, si përfaqësues politik i UÇK-së, ta shpallë Shtëpi Muze.
Qeveria ka emëruar ministër të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqirin, ndërkohë që ka shqyrtuar zbatimin e vendimit për kufizimin e shpenzimeve dhe vendosjen e institucioneve në objekte publike, si dhe ka shqyrtuar ecurinë e akreditimit të universiteteve private në Kosovë.
Zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e shpenzimeve dhe zhvendosjen e institucioneve qeveritare nga shtëpitë private në objekte publike, është diskutuar në vazhdim nga Qeveria.
Ministri i Shërbimeve Publike Arsim Bajrami në vazhdim ka prezantuar gjendjen dhe masat që janë marrë deri tani për zbatimin e vendimeve të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e shpenzimeve dhe zhvendosjen e institucioneve qeveritare nga shtëpitë private në objekte publike.
Deri tani janë marrë të gjitha masat për të funksionalizuar të gjitha objektet publike, që do të shërbejnë për ambiente të punës së institucioneve shtetërore të Kosovës. Ministri Bajrami ka njoftuar Qeverinë se masat e kursimit për karburante dhe telefona kanë rezultuar me një ulje të këtyre shpenzimeve deri në 52%, në krahasim me periudhën e njëjtë të viti të kaluar. Edhe shpenzimet tjera kanë shënuar rënie. Ministria e Shërbimeve Publike ka evidentuar rreth 340 automjete të tepërta, të cilat do të shiten përmes një ankandi publik.
Kryeministri Thaçi ka kërkuar që kjo ministri të përgatisë për mbledhjen e ardhshme vendimin për shitjen me ankand publik të të gjitha veturave të tepërta të Qeverisë.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka prezantuar një informatë për fillimin e procedurave për akreditimin e universiteteve private në Kosovë. Ministri Enver Hoxhaj ka vlerësuar se kjo bëhet me qëllim të rritjes së cilësisë së studimeve për studentët. Ky proces synon të përfundojë para fillimit të viti të ri akademik për të gjitha institucionet private të arsimit.
Ndërsa, Universitetit i Prishtinës do të fillojë procedurat e akreditimit me 1 tetor të këtij viti. Procedurat e akreditimit që janë në përputhje me ligjet kosovare dhe standardet ndërkombëtare të arsimit, do të zbatohen në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës. Në këtë procedurë do të përfshihen të gjitha institucionet e arsimit të lartë privat, që do të vlerësohen për nivelin e përputhjes së punë s së tyre me ligjin në Kosovë dhe së fundi, kjo procedurë do të fillojë në gjysmën e dytë të muajit maj dhe do të përfundojë deri në 30 qershor.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala ka prezantuar ecurinë e reformës në ekonominë e Kosovës. Ministri ka vlerësuar se janë hedhur hapat e parë të kësaj reforme me lehtësirat e politikës fiskale dhe me shtrëngimet administrative për ekonominë informate. Duke folur për lehtësirat për krijimin e një ambienti të volitshëm për komunitetin e biznesit, ministri Ahmet Shala ka vlerësuar se synimi i Qeverisë është që të arrihet nivelizimi i taksave në Kosovë me ato të rajonit dhe mbrojtja e biznesit nga neglizhenca e punës së organeve shtetërore dhe tatimore.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, në këtë kuadër ka përmendur aktivitetet e kësaj ministrie për licencimin e ndërmarrjeve, tarifat doganore, funksionalizimin e qendrave komunale të biznesit dhe debatet e vazhdueshme me komunitetin e biznesit.
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Zenun Pajaziti, ka prezantuar Planin Aksional të Strategjisë për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar. Strategjia për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar është miratuar nga Qeveria e Kosovës me vendimin 4/275 të datës 10.10.2007. Po ashtu është themeluar grupi punues në përbërje nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Shëndetësisë me qëllim të hartimit të: Planit Aksional për Zbatimin e Strategjisë për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, përllogaritja e kostos financiare dhe legjislacioni i nevojshëm për zbatimin e strategjisë. Qeveria ka aprovuar këtë plan
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (5 vendosur):
AI ja qoi ushtrine policine serbe Adem jasharit ai kerkoi nga FBI ti ndjek keta te UCK.
Ai kishte shok papen dhe Masimodalemen nje mik te Milloshit,ai dote mbahet mend ne histori si tradhtare si Rrahman Morina nje ish komunist.
Po edhe ky ishte komuniste dhe ne shume vende te zgjedhura ne kohen e komunizmit.Ky ishte paqesore dhe kurre serbet se preken me dore se gje nuk realizoi sa ishte gjalle vetem perqarje.
Ata qe e perkrahin dhe perkrahen jane shumica ishe udbashe te serbise ja djemt e tyre ja vete bashkpunetore te serbise.
keshtu mendojne patriotet shqiptare e per udbashet dihet ata e qojne ne qiell sa qe edhe emrin ,,pejgamnber "ja paten lane udbashit.
Adem Demaqi eshte mandela i evropes 30 vjet burg.I injoruar ngaRugova dhe ngakomunistet dhe udbashet.keta Rugova me shoke likuiduan Ukshin Hotin apo Burgosen dhe ja humben rasadin.
nje ite dote pergjigjen te gjithe per tradhti kombetare me gjithe Sale Milloshin.
Vertet punonte kunder interesave te kosoves e shqiptareve?
veshtire per tu besuar por cpo degjojme per dite e me shume.ndonje dite do na dali Skenderbeu japonez.
Kushe ka pushtetin e shkruan historine.
Ashtu eshte e verteta ,po nganjehere eshte e ithet.
JO ai Rugova shkaterroi patriotet shqiptare si UKshin Hotin.
Me urdherin e Rugoves eshte buros dhe humbur.
Vendosni komentin tuaj