24 ore lajme: Haradinaj thotë se do ta pranonte ftesën e Kryeministrit apo Presidentit të Kosovës për takim Haradinaj thotë se do ta pranonte ftesën e Kryeministrit apo Presidentit të Kosovës për takim ================================================================================ Korresp. 24-ore.com on 05 May, 2008 06:45:00 Kryetari i AAK-s, Ramush Haradinaj tha se do ti përgjigjej pozitivisht çdo ftese për takim qoftë me kryeministrin, qofte me presidentin e vendit. Në një intervistë për RTK-në, Haradinaj tha se është i gatshëm të takohej në çdo kohë me kryeministrin Thaçi. Komentet e tij pasuan njoftimet e sotme të shtypit, sipas të cilave kryeministri Hashim Thaçi do ta ftojë gjatë kësaj jave për takim liderin e AAK-s, Haradinaj. Megjithatë Haradinaj ka thënë se më e udhës do të ishte që kryeministri të ftonte ndonjë kryetar shteti, për t’i kontribuar njohjes më të madhe të pavarësisë së Kosovës.