Haradinaj thotë se do ta pranonte ftesën e Kryeministrit apo Presidentit të Kosovës për takim
Kryetari i AAK-s, Ramush Haradinaj tha se do ti përgjigjej pozitivisht çdo ftese për takim qoftë me kryeministrin, qofte me presidentin e vendit. Në një intervistë për RTK-në, Haradinaj tha se është i gatshëm të takohej në çdo kohë me kryeministrin Thaçi. Komentet e tij pasuan njoftimet e sotme të shtypit, sipas të cilave kryeministri Hashim Thaçi do ta ftojë gjatë kësaj jave për takim liderin e AAK-s, Haradinaj.
Megjithatë Haradinaj ka thënë se më e udhës do të ishte që kryeministri të ftonte ndonjë kryetar shteti, për t’i kontribuar njohjes më të madhe të pavarësisë së Kosovës.
Kerkoni ne arkiv
Vlereso artikullin



del.icio.us
AskJeeves
Google
Yahoo
Windows Live
Technorati
Newsvine
Digg



Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj